Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtetet e BE-së kërkojnë përdorimin e fondeve për rritjen e blerjeve të medikamenteve kritike

Lajme 10/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një grup prej 11 ministrash të shëndetësisë ka propozuar zgjerimin e fushës së fondeve të reja të mbrojtjes së BE-së për të përfshirë medikamentet kritike.

Ministrat e shëndetësisë nga Belgjika, Çekia, Qipro, Estonia, Gjermania, Greqia, Letonia, Lituania, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja kanë kërkuar që ‘Akti i Medikamenteve Kritike’, që pritet të propozohet këtë javë, të integrohet brenda përpjekjeve më të gjera për autonominë strategjike dhe sigurinë e BE-së, duke e vendosur masën nën ombrellën e fondeve të mbrojtjes.

Propozimi, i paraqitur në shkresën e burimit Euronews, ka për qëllim shndërrimin e iniciativës në një program strategjik të shkallës së plotë, të mbështetur nga fondet e mbrojtjes të BE-së, transmeton Gazeta Shneta.

“Akti i Medikamenteve Kritike duhet të shërbejë si një instrument i fuqishëm. Pjesa e financimit të tij duhet të përfshihet në planet më të gjera të shpenzimeve të mbrojtjes së BE-së, duke përfshirë mekanizmat financiarë në paketën e re të mbrojtjes,” shkruajnë ministrat.

“Pasi pa medikamente të domosdoshme, kapacitetet e mbrojtjes së Europës janë të kompromentuara,” thuhet në shkresë.

Lëvizja kërkon të aksesojë 800 miliardë euro që Komisioni Europian pritet të mobilizojë gjatë katër viteve të ardhshme përmes planit “Rearm Europe”, parimet kryesore të të cilit u miratuan nga liderët në samitin e jashtëzakonshëm të BE-së të javës së kaluar.

“Evropa nuk mund ta lejojë më veten të trajtojë sigurinë e medikamenteve si një çështje dytësore,” theksuan ministrat. “Çdo gjë më pak do të ishte një gabim i madh – një gabim që mund ta kthejë varësinë tonë nga medikamentet kritike në kërcënimin më të madh të sigurisë së Evropës.”

“Nëse zinxhiri i furnizimit me antibiotikë ndërpritet gjatë një konflikti në rritje, operacionet rutinë bëhen procedura me rrezik të lartë, dhe infeksionet që mund të trajtohen lehtë mund të bëhen fatale,” paralajmëruan ministrat. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKQZ: Në QNR fillon rinumërimi i 50 vendvotimeve për shkak të mospërputhjeve
Artikulli i rradhës Dieta gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e fëmijës për ADHD dhe autizëm

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.