Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Vogovë rreth orës 17:00.
Në aksident janë përfshirë dy automjete e si pasojë gjashtë persona kanë pësur lëndime trupore dhe dëme materiale.
Kështu kanë bërë të ditur nga Policia për median lokale Tv Syri Vision. Rasti po hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.




