Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AMC dhuron 100 shishe Survanta në vlerë prej 40 mijë euro për Klinikën Neonatologjike

Lajme 19/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Screenshot
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Action for Mothers and Children (AMC), në partneritet me Americares, ka realizuar një tjetër donacion jetik për Klinikën Neonatologjike në Kosovë, duke dhuruar 100 shishe Survanta në vlerë prej rreth 40 mijë euro.

Ky donacion është një ndihmë thelbësore për foshnjat e lindura parakohe, të cilat kanë nevojë për mbështetje intensive për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar shëndetshëm.

Survanta është një terapi e domosdoshme për trajtimin e Sindromës së Distresit Respirator (RDS), një gjendje e rëndë që prek foshnjat e lindura para kohe si pasojë e mungesës së surfaktantit në mushkëri.

Ky medikament ndihmon në hapjen dhe funksionimin e mushkërive, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e komplikimeve të rënda respiratore dhe duke rritur shanset për një zhvillim normal të foshnjave.

Falë këtij donacioni, Klinikës Neonatologjike i mundësohet të sigurojë trajtim më efektiv për dhjetëra foshnja që lindin para kohe çdo vit. AMC dhe Americares vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të mbështetur shëndetin e nënave dhe foshnjave në Kosovë, duke siguruar barna dhe pajisje esenciale për përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

AMC shpreh mirënjohjen e saj të thellë për Americares dhe për të gjithë partnerët dhe donatorët që ndihmojnë misionin tonëduke siguruar një fillim më të sigurt dhe më të shëndetshëm për foshnjat!

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.

Screenshot
Artikulli paraprakVëllai i Haxhi Avdylit plagos aksidentalisht nipin me pushkë ilegale, Prokuroria nis hetimet ndaj tij
Artikulli i rradhës Në QKTGj mungon grupi i gjakut A, B negativ e 0 negativ

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.