Dy raste me fruth janë konfirmuar në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Mustafa Gashi nga QKMF-ja e Fushë-Kosovës.
Sipas Dr. Gashit, sëmundja është regjistruar më 7 janar te dy pacientë, motër e vëlla, të moshës 12 dhe 13 vjeç. Dyshohet se infeksioni mund të jetë marrë nga një vizitë e familjarëve të tyre në Novi Pazar.
Këtë e ka bërë të ditur përgjatë një interviste me gazetaren e Klan Kosovës. /Gazeta Shneta/




