Në raportin e vitit 2024, të përpiluar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), janë përmbledhur indikatorët kryesor të performancës spitalore në nivel vendi.
Ky raport është i rëndësishëm për vlerësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.
Një rast për analizë të këtij raporti është edhe Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë.
Në tabelën e dhënë, ky raport përfshin shifrat për shfrytëzimin e shtretërve dhe shërbime të tjera shëndetësore të ofruara nga Spitalin i Përgjithshëm i Vushtrrisë.

- Shfrytëzueshmëria e Shtretërve (BOR) – 56%
- Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital (ALOS) – 4 ditë
- Numri i pacientëve të shtirë dhe ditët e shërimit
– Spitali trajton mesatarisht 270 pacientë të shtrirë në muaj, me një total prej 1,078 ditë të shërimit.
- Shërbimet diagnostike dhe laboratorike
– Shërbimi laboratorik: 5,690 parametra laboratorik në muaj.
– EKG-ja (844/muaj) dhe Ultrazëri (586/muaj).
– CT-ja me 89 skanime në muaj.
- Intervenimet mjekësore
– Operacionet, me mesatarisht 98 operacione në muaj.
– Rentgeni me 435 skanime në muaj.
- Lindjet dhe lindjet me CS (prerje cezariane)
– Spitali ka një numër të vogël lindjesh, me mesatarisht 9 lindje në muaj, nga të cilat 3 janë me prerje cezariane.
- Shërbimet kardiologjike
– Ekokardiografia, me mesatarisht 37 ekzaminime në muaj.
– Stres-testi dhe Holter kardiaku përdoren në nivel minimal.
Ndërkohë, kapaciteti i shfrytëzimit të shtretërve në spitale dhe kohëzgjatja e qëndrimit të pacientëve janë parametra të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Këta parametra janë të listuar si mëposhtë me statistikat përgjatë punës së vitit 2024.

- Kapaciteti dhe shfrytëzimi
– Numri total i shtretërve: 63
– Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve: 56%
– Reparti me shfrytëzimin më të lartë të kapaciteteve: Pediatria (76.9%) dhe Kirurgjia (67.9%)
– Reparti me shfrytëzimin më të ulët të kapaciteteve: Gjinekologjia (21.6%)
- Numri i pacientëve dhe ditët e shtrimit
– Numri total i pacientëve të shtrirë: 3,235
– Ditët totale të mjekimit: 12,935
– Mesatarja e qëndrimit të pacientëve në spital: 4.0 ditë
– Reparti me qëndrimin më të gjatë: Interno (7 ditë)
– Reparti me qëndrimin më të shkurtër: Urgjenca-Kujdesi Intensiv (2.1 ditë)
- Aktiviteti kirurgjikal dhe vizitat
– Numri i operacioneve: 1,173
– Reparti me më shumë operacione: Kirurgjia (1,130 operacione)
– Numri i rioperimeve: 5
– Numri i vizitave ambulatore: 54,290
– Reparti me më shumë vizita ambulatore: Pediatria (21,084 vizita)
- Numri i vdekjeve
– Numri total i vdekjeve: 47
– Reparti me numrin më të lartë të vdekjeve: Interno (36 vdekje).
– Reparti me numrin më të ulët të vdekjeve: Kirurgjia (5 vdekje). /Gazeta Shneta/




