Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Taravari: Të gjithë të lënduarit nga tragjedia në Koçan janë jashtë rrezikut për jetë

Lajme 20/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka thënë se pacientët me gjendjen më të rëndë nga tragjedia në Koçan ishin ata që u dërguan në orët e para për kurim në vendet fqinje.

Taravari tha se kanë dërguar pacientë për shërim në Greqi, Sofje dhe disa pacientë në Serbi.

“Ofertat që bëheshin për kurim jashtë vendit ishin normalisht nga vendet fqinje. Çuam diçka në Greqi, diçka në Sofje dhe disa pacientë në Serbi. Dhe ato hapësira na u liruan, kështu që pacientët nga Koçani i morëm në Shtip dhe të nesërmen, të hënën, rreth 37 pacientë u dërguan jashtë vendit”, tha Taravari për TV21.

Ai u shpreh se Ministria e Shëndetësisë do ta nderojë pos-mortum shoferin e ambulancës nga Koçani, Ile Gocevski, i cili punoi pa u lodhur në atë natë të kobshme dhe u ndihmoi të lënduarve nga zjarri para se të ndërronte jetë.

“Shoferi i ambulancës Ile Gocevski, i cili humbi jetën një ditë pas tragjedisë do të nderohet nga Ministria e Shëndetësisë”, u shpreh Taravari

Më tej, Taravari tha se të gjithë 173 pacientët që po trajtohen brenda dhe jashtë vendit janë në gjendje stabile, teksa shtoi se 10 prej tyre që janë në Maqedoninë e Veriut janë në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën.

“Shumica e tyre janë duke u përmirësuar. Nga gjithsej 20 pacientë që ishin në gjendje kritike, sot konstatojmë se 10 janë në gjendje më të rëndë, por prapë jashtë rrezikut për jetën”, tha ai.

“Janë disa parregullsi që janë konstatuar nga DZSI, për të cilat drejtori është dashur të ketë kujdes dhe që kjo të mos ndodhë, të mos ndodhin ngjarje të tilla”, tha Taravari.

Ai shtoi se drejtori i spitalit është shkarkuar pasi DZSI ka konstatuar një sërë parregullsish në spital.

Artikulli paraprakPërfundon kontrata për furnizim me NaCl nga Serbia, SHKUK neglizhon tenderin e ri pavarësisht mungesës së madhe
Artikulli i rradhës Aksidentohet rëndë një 4-vjeçar në Burrel

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.