Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK: Vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e fruthit

Lajme 23/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas regjistrimit të disa rasteve me fruth në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) , thotë se vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e kësaj sëmundje.

Profesionistët shëndetësorë u kanë bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (vaksina MMR).

Ndonëse nga vitit 2018, nuk kishte raste të fruthit, që nga ky fillim vit, në Kosovë ka pasur raste të prekura me fruthi, andaj me qëllim të mbrojtjes nga kjo sëmundje ngjitëse e që kryesisht i atakon fëmijët, IKSHPK ka bërë thirrje për vaksinim.

Kështu i tha Radio Kosovës Faik Hoti nga ky institucion. Ai tha se deri me tani me fruth ka pasur dy raste në muajin janar dhe tri raste në muajin mars. Megjithatë, Hoti u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët me doza të vaksinave sipas kalendarit të vaksinimit, me vaksinën MMR e cila është kundër fruthit.

“Që nga janari e deri me tani kanë qenë gjithsej pesë raste dhe se jemi duke e monitoruar në mënyre të vazhdueshme, dhe shpresojmë që të mos ketë me raste tjera. Thirrja për vaksinim u dedikohet prindërve qe t’i vaksinojnë fëmijët. Pasi që fruthi dallon shumë prej gripit, pasi që e ka përhapjen më të shpejtë dhe ka potencial që të shkaktoj komplikime të fëmijët”, tha Hoti.

Ndërsa nga Qendra e Mjekësisë Familjare nr V në Dardani, thonë së nuk kanë pasur asnjë rast me fruth.

Megjithatë, doktoresha Hamide Morina nga kjo QMF, apelon tek prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën kundër fruthit.

“Në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr V. në Dardani, deri me tani nuk kemi pas asnjë rast që ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e fruthit. Megjithatë apeloj te të gjithë prindërit që mos te hezitojnë t’i sjellin fëmijët për vaksinimi kundër fruthit”, tha Morina.

IKSHPK ka njoftuar se fëmijët të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë arritur që ta marrin vaksinën sipas kalendarit të rregullt, mund të vaksinohen në çdo kohë, duke qenë se ajo mund të jepet edhe pas moshës 6 vjeçe, por me rëndësi të merren të dy dozat e vaksinës.

Artikulli paraprakStudim: Gati 50% e pacientëve me depresion nuk përgjigjen ndaj trajtimit
Artikulli i rradhës Tragjedia e Koçanit: Tek disa pacientë u krye transplantimi i lëkurës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.