Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i Papa Françeskut flet për momentin më kritik të shëndetit të tij: Menduam të braktisnim trajtimin

Lajme 25/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një “moment përcaktues” në shëndetin e Papa Françeskut bëri që stafi mjekësor të konsideronte “ndërprerjen e trajtimit të Papës”, që për pasojë do të sillte vdekjen e tij.

Mjeku Sergio Alfieri tha për gazetën italiane ‘Corriere della Sera’ se momenti më kritik për Papa Françeskun erdhi më 28 shkurt, kur Papa pësoi një krizë të frymëmarrjes dhe thithi të vjellat e tij.

“Duhet të zgjidhnim nëse do ta ndalonim trajtimin duke e lënë të vdiste apo të vazhdonim mjekimet. Dhe në fund, ne zgjodhëm këtë rrugë”, tha mjeku.

Papa Françesku la spitalin më 23 mars pas 38 ditësh shtrimi në spital.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, Vatikani dha detaje për gjendjen shëndetësore të Papës.

Papa është kthyer në rezidencën e tij në Casa Santa Marta, ku do të marrë trajtim, duke përfshirë lëvizjen dhe fizioterapinë në lidhje me sistemin e frymëmarrjes, veçanërisht për të rivendosur zërin e tij, dhe do të angazhohet në lutje personale, sipas Vatikanit.

Mjekët gjithashtu e këshilluan Papën që të ketë ndihmë mjekësore 24 orëshe, duke përfshirë terapinë me oksigjen, në rast urgjence./TCH

Artikulli paraprakUshtarët amerikanë në Kampin Bondsteel trajnohen për shpëtimin e jetëve
Artikulli i rradhës I jepet lamtumira e fundit gruas që u vra dje në Stanoc të Vushtrrisë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.