Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit: Performanca dhe shërbimet shëndetësore të ofruara sipas raportit të vitit 2024

Lajme 26/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në raportin e vitit 2024, të përpiluar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), janë përmbledhur indikatorët kryesor të performancës spitalore në nivel vendi.

Ky raport është i rëndësishëm për vlerësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

Një rast për analizë të këtij raporti është edhe Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.

Në tabelën e dhënë, ky raport përfshin shifrat për shfrytëzimin e shtretërve dhe shërbime të tjera shëndetësore të ofruara nga Spitalin i Përgjithshëm i Gjilanit.

Në periudhën janar-dhjetor 2024, nga përmbledhja e indikatorët e performancës së spitalit të Gjilanit. /Burimi: ShSKUK

1. Shfrytëzueshmëria e Shtretërve (BOR) – 42%

2. Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital (ALOS) – 4.5 ditë

3. Numri i pacientëve të shtirë dhe ditët e shërimit

– Spitali trajton mesatarisht 918 pacientë të shtrirë në muaj, me një total prej 4,115 ditë të shërimit.

4. Shërbimet diagnostike dhe laboratorike

– 17,511 parametra laboratorike në muaj.

– Ekzaminimet me ultrazë (2,025/muaj), CT (326/muaj) dhe mamografi (87/muaj).

5. Intervenimet mjekësore

– Kryhen mesatarisht 172 operacione në muaj.

– Rentgeni me 1,403 ekzaminime në muaj.

6. Lindjet normale dhe lindjet me CS (prerje cezariane)

– Mesatarisht ndodhin 107 lindje në muaj, prej të cilave 45 janë me prerje cezariane, një përqindje prej 42%.

7. Dializa

– Spitali trajton mesatarisht 547 sherbime për dializë ne muaj.

Ndërkohë, kapaciteti i shfrytëzimit të shtretërve në spitale dhe kohëzgjatja e qëndrimit të pacientëve janë parametra të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Këta parametra janë të listuar si mëposhtë me statistikat përgjatë punës së vitit 2024.

Në periudhën janar-dhjetor 2024, nga përmbledhja e indikatorët e performancës së spitalit të Gjilanit. /Burimi: ShSKUK

1. Kapaciteti dhe shfrytëzimi

– Numri total i shtretërve: 325

– Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve: 41.6%

Repartet me shfrytëzimin më të lartë të kapaciteteve:

– Interno Nj. Koronare (80.3%)

– Neurologjia (72.7%)

– Obstetrika (60.7%)

Repartet me shfrytëzimin më të ulët të kapaciteteve:

– Kirurgjia (21.6%)

– Kujdesi Intensiv (12.7%)

2. Numri i pacientëve dhe ditët e shtrimit

– Numri total i pacientëve të shtrirë: 13,015

– Ditët totale të mjekimit: 49,384

– Mesatarja e qëndrimit të pacientëve në spital: 4.48 ditë

Repartet me qëndrimin më të gjatë të pacientëve:

– Psikiatria (10.13 ditë)

– Ortopedia (7.36 ditë)

– Neurologjia (5.68 ditë)

3. Aktiviteti kirurgjikal dhe vizitat ambulantore

– Numri total i pacientëve të operuar: 2,054

– Numri i rioperimeve: 4

Reparti me më shumë operacione: Kirurgjia (724 operacione)

– Numri i vizitave ambulatore: 91,681

Reparti me më shumë vizita ambulatore: Pediatria (13,338 vizita)

4. Numri i vdekjeve

– Numri total i vdekjeve: 246

Repartet me numrin më të lartë të vdekjeve:

– Interno (96 vdekje)

– Neurologjia (29 vdekje)

– Ortopedia (12 vdekje). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHSKUK e nënshkruan kontratën e re për furnizim me NaCl me “DreniPharm” në vlerë mbi 820 mijë Euro
Artikulli i rradhës “Ka gjasa të mbetet i palëvizshëm”, detaje për gjendjen e punëtorit të sigurimit që u plagos gjatë grabitjes në Veternik

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.