Është mbajtur sot testi me shkrim në konkursin për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.
Në test kanë hyrë vetëm dy nga katër kandidatë, kandidati për deputet nga radhët e LVV-së Mirsad Shkreta dhe ish-drejtori i këtij institucioni Kastriot Meqa, ka marr vesh nga burimet Gazeta Shneta.
Ndërkaq dy kandidatët tjerë janë tërhequr nga gara, Zana Sllamniku-Dalipi, Aida Rexhepi dhe Shqiprim Bajrami.
QKSUK aktualisht është duke u udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së drejtorit Blerim Zogaj i emëruar nga drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi. /Gazeta Shneta/




