Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Rasti 11-vjeçarja”: Të dyshuarve për dhunim iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Lajme 28/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Katër të dyshuarve për dhunimin e vajzës së mitur, rast ky i njohur si “rasti 11-vjeçarja”, sikurse edhe tre të pandehurve tjerë të përfshirë në këtë çështje penale, u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova, Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila vendimin e ka marrë në bazë të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 24.02.2025 ka marrë vendim dhe ka aprovuar kërkesën e PTHP për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve V.A., P.SH., L.A. dhe G.H”.

“Të pandehurve V.A., P.SH., L.A. dhe G.H. ju është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj për secilin, përkatësisht deri me datën 26.05.2025”, ka konfirmuar gjykata për Klan Kosova.

Në njoftim u tha se “masa e paraburgimit iu është vazhduar edhe tre të pandehurve të tjerë, të cilët janë të përfshirë në këtë çështje penale”.

Kujtojmë se vajza e cila në moshën 11-vjeçare u dhunua nga 10 burra e djem në qershor e gusht të vitit 2022, dyshohet se u dhuna sërish gjatë këtij fillimviti.

Dyshohet se e mitura u dhunua në fillim të muajit shkurt 2025, derisa ishte lajmëruar si e zhdukur.

Siç pati marrë vesh televizioni, numri i të dyshuarve ka qenë dyshifror.

Gjithnjë sipas burimeve, dyshohet se vetëm për një natë, plot tetë burra kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.

Dhunimi i të miturës rreth tre vjet më parë, kishte nxitur protesta masive në Prishtinë.

Artikulli paraprakVetëm dy kandidatë hyjnë në testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së
Artikulli i rradhës Skandali i mishit të pulës me salmonelë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.