Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka njoftuar se është ndarë nga jeta Dr. Adnan Shabani.
OMK përmes një njoftimi zyrtar, ka njoftuar se është ndarë nga jeta Dr. Adnan Shabani. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite, është përkujtuar edhe biografia e shkurtër e të ndjerit.
“Dr. Adnan Shabani përfundoi studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ndërsa studimet postdiplomike i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit. Specializimin nga lëmia e Kirurgjisë së Përgjithshme e përfundoi në Shkup, ndërsa Specializimin për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit, në vitin 1976.
Në vitin 1978, Dr. Shabani ka themeluar repartin e Kirugjisë Plastike dhe Rekonstruktive në Prishtinë ku edhe punoi si kryeshef për shumë kohë. Ai gjtihashtu ka qenë Asistent i lëndës së Kirurgjisë së Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, si dhe u ka shërbyer qytetarëve të Kosovës në lëminë e Kirurgjisë Plastike për vite me radhë”, thuhet në njoftimin e dhënë. /Gazeta Shneta/




