Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëri: Fruthi po prek të pavaksinuarit – rritet numri i të prekurve në gjithë vendin, nuk respektohet vaksinimi

Lajme 07/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundja e fruthit është përhapur në shumë vende të Evropës, madje edhe në fqinjët tanë, por edhe në Shqipëri gjatë muajit mars ka pasur një shpërthim të fruthit, ndaj rreziku është i lartë për fëmijët që nuk janë vaksinuar.

Artan Simaku, epidemiolog i ISHP, thotë: “Për shkak të udhëtimeve, rreziku është i lartë pasi në Bosnjë, në Rumani dhe në Serbi ka mbi 10 mijë raste të infektuar”.

Ka shumë prindër që refuzojnë të bëjnë vaksinën MMR, e cila bëhet kur fëmija mbush 1 vjeç, pasi e lidhin me autizmin. Por ndërkohë ata janë rrezik edhe për fëmijët e tjerë. Në muajin mars ka pasur një shpërthim të fruthit në një kopësht në Fier, ndërkohë që raste me fruth ka pasur në Tiranë, Lezhë dhe Vau i Dejës.

“Kanë qenë 14 fëmijë, 8 prej tyre në Fier, të grupmoshës 2-4 vjeç, të cilët ishin vaksinuar vetëm me një dozë të vaksinës, pra pa plotësuar skemën e plotë të vaksinimit”, shton Simaku.

Pas këtyre rasteve, epidemiologët kanë nisur verifikimin e fëmijëve të pavaksinuar nëpër çerdhe, kopshte dhe shkolla, të cilat nuk duhet të pranojnë fëmijë të pavaksinuar sipas kalendarit të detyrueshëm, por shumë institucione arsimore e shkelin dhe nuk e respektojnë këtë pikë të ligjit të sëmundjeve infektive.

Nga ana tjetër, Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror duhet të ushtrojë kontroll dhe të ndëshkojë çerdhet, kopshte dhe shkolla që pranojnë fëmijë të pavaksinuar, duke rrezikuar të tjerët”./TCH/

Artikulli paraprakPushime me pagesë pas abortit: Propozimet shkaktojnë polemika në Zvicër
Artikulli i rradhës Pauza në arka shkakton tollovi te ordinancat e QKUK-së

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.