Ka ndërruar jetë stomatologu nga Mitrovica, Dr. Gramos Shala.
Në një postim në Facebook, Oda e Stomatologëve të Kosovës u tha që humbja e tij e parakohshme ka prekur thellë të gjithë ata që e njohën, bashkëpunuan dhe ndanë çaste me të.
Tutje, OSK shprehën ngushëllime për familje, miqtë dhe kolegët e tij.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të respektuar, Dr. Gramos Shala nga Mitrovica. Humbja e tij e parakohshme ka prekur thellë të gjithë ata që e njohën, bashkëpunuan dhe ndanë çaste me të.
Ai do të kujtohet gjithmonë për profesionalizmin, përkushtimin dhe mirësinë që e karakterizonte.
Në këto çaste të vështira, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij dhe jemi pranë jush në dhimbjen që po kaloni.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!
Me respekt,
Oda e Stomatologëve të Kosovës




