Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdes pacienti për shkak të mungesës së sallës dhe materialeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Maqedoninë e Veriut

Lajme 15/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektoriati Shtetëror për Sanitari dhe Shëndetësi (ISHASH) ka konfirmuar se në Klinikën për Kardiokirurgji prej një muaji nuk funksionon salla angiografike dhe nuk ka as stent-graftë.

Siç publikoi “Sloboden Peçat”, ISHSH këtë e ka konstatuar pas disa orëve kontroll në këtë institucion shëndetësor me rëndësi strategjike për shtetin, ku më 9 prill ndërroi jetë 57-vjeçari Toni Angelkovski, i cili kishte nevojë për rindërtim urgjent të aortës që ishte çarë, por nuk e mori trajtimin e duhur.

Inspektimi konfirmoi pretendimet e familjes – salla angio, e domosdoshme për pacientin, nuk kishte funksionuar për një muaj dhe klinika nuk kishte stent-graftë (materiali mjekësor që duhej të vendosej). Salla angio do të jetë jashtë funksionit të paktën deri më 15 maj, dhe nuk do të ketë as stentë për rekonstruksione torakale-endovaskulare të aortës.

ISHSSH ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, që të formojë një komision profesional mbikëqyrës për të shqyrtuar veprimet profesionale të punonjësve shëndetësorë. Evidenca mjekësore për pacientin ishte mbajtur rregullisht, por për veprimet profesionale do të vendosë komisioni që do të formohet nga Taravari.

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku ishte pranuar Angelkovski në kujdes intensiv, mjekët arritën t’i ulin tensionin e lartë të gjakut (270 me 150) dhe t’i japin terapi që e lehtësoi dhimbjen në shpinë dhe kraharor. Ai më parë ishte diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me diseksion të aortës torakoabdominale (tipi B sipas Stanfordit), dhe kardiokirurgjia konsultoi një kirurg vaskular.

Por, këtu lind një problem i madh, sepse trajtimi nuk mund të realizohej në Klinikën e Kardiokirurgjisë shtetërore për shkak të mungesës së stent-graftëve dhe mungesës së sallës angio, e cila ishte në renovim dhe ku ishte vendosur një kompjuter për më shumë se një muaj para se pacienti të mbërrinte. As Klinika për Torakale nuk kishte sallë funksionale dhe nuk kishte stent-graftë të nevojshëm.

Për më tepër, në “8 Shtatori” nuk ishin në dijeni që salla angio ishte jashtë funksionit dhe e dërguan pacientin urgjentisht atje, duke treguar për një mungesë të koordinimit ndërmjet institucioneve publike shëndetësore që mund të kushtojë jetë njerëzish.

Në dokumentacionin mjekësor theksohej se një nga opsionet për trajtim ishte TEVAR – rikonstruksion torakal endovaskular i aortës, por klinika nuk kishte stentë të tillë dhe salla për procedura të tilla ishte jashtë funksionit. U lëshua një udhëzim për Klinikën për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare në Shkup, por edhe atje nuk kishte kushte për trajtim të tillë – angio ishte në riparim dhe ata nuk kryenin ndërhyrje në aortën torakale, vetëm në aortën abdominale, dhe gjithashtu nuk kishin as stent-graftë për TEVAR.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, një ditë më parë deklaroi se “kishte sallë në Kardiokirurgji”, ndërsa sot tha se “ende nuk e ka lexuar raportin e ISHSSH-së”. Megjithatë, raporti konfirmon se salla nuk ka qenë në funksion dhe nuk do të jetë së paku deri më 15 maj.

“Po e përsëris, aneurizma e aortës është diagnozë shumë serioze. Ende nuk e kam lexuar raportin e ISHSH-së, tani po shkoj në Ministri për ta parë. Duhet të ketë komision profesional që do e shqyrtojë rastin. Nga informacionet e mia, njëra sallë ka qenë në funksion”, tha sot Taravari.

Por pse për një diagnozë kaq serioze nuk ka sallë funksionale dhe materiale në Klinikën e Kardiokirurgjisë shtetërore? Kush është përgjegjës për ta siguruar këtë? Nëse sot vjen një pacient me të njëjtën diagnozë, ku do të operohet?

“Do të ketë përgjegjësi, nëse ka pasur lëshime”, përfundoi Taravari. /Pacensure

Artikulli paraprakShtatzënia mund të ofrojë mbrojtje kundër pasojave afatgjata të COVID-it të zgjatur
Artikulli i rradhës Mjegulla e dendur shkakton aksident tragjik në Greqi – Përplasen tre makina, të paktën dy viktima

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.