Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infarkti i zemrës: Shkaqet, shenjat dhe rëndësia e koronarografisë – Flet Dr. Vigan Mahmutaj, kardiolog

Lajme 17/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infarkti mund të ndodhë në çdo organ të trupit të njeriut, mirëpo forma më e zakonshme dhe më e rrezikshme është infarkti i zemrës, i njohur ndryshe edhe si sulm në zemër. Me infarkt nënkuptohet dëmtimi i indeve apo organeve si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me gjak.

Dr. Vigan Mahmutaj, kardiolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), thekson se faktorët kryesorë që çojnë në një sulm në zemër janë të shumtë dhe shpesh janë të lidhur me sëmundjet të tjera, shkruan Gazeta Shneta.

“Pacientët që kanë hipertension të zgjatur, çrregullime të yndyrës, janë diabetikë ose konsumojnë duhanin rregullisht, janë në rrezik më të lartë për sulm në zemër. Përveç këtyre, edhe faktorët socialë dhe ekonomikë si stresi mund të kontribuojnë. Këta janë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e aterosklerozës në arteriet koronare, e cila më pas mund të çojë në infarkt,” shpjegon Dr. Mahmutaj.

Sipas kardiologut Dr.Mahmutaj, simptomat e një sulmi në zemër mund të jenë të ndryshme, por më e zakonshmja është dhimbja në gjoks.

“Shenja më tipike është një dhimbje shtypëse në kraharor, që zakonisht fillon në mes të gjoksit dhe mund të përhapet në anën e majtë, të djathtë ose drejt fytit, ka raste veçanërisht te pacientët diabetikë, ndodh edhe pa dhimbje fare. Shenjat shoqëruese përfshijnë djersitje, të vjella, marramendje, plogështi apo edhe humbje të vetëdijes” thekson ai.

Tutje Dr. Mahmutaj shprehet se në rastet e infarktit akut, procedura që përdoret për diagnostifikim dhe trajtim është koronarografia e cila shërben për të parë gjendjen e arterieve koronare.

“Koronarografia ka për qëllim të diagnostikojë dhe trajtojë bllokimet në arteriet e zemrës. Kjo procedurë bëhet veçanërisht në rastet e infarktit akut për të vlerësuar dhe hapur arteriet e bllokuara që shkaktojnë sulmin në zemër,” shton Dr. Mahmutaj.

Për më shumë ndiqni video:

Artikulli paraprakZjarr në afërsi të “American Clinic” në Prishtinë – reagon klinika: Nuk u prek objekti, situata është nën kontroll
Artikulli i rradhës Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Spitalin e Prizrenit – rezulton lodër fëmijësh

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.