Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

UNFPA: Të flasim hapur në shkolla – Edukimi seksual si mburojë ndaj dhunës dhe sëmundjeve

Lajme 19/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
UNFPA
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rastin e Ditës Evropiane të Pacientëve, më 18 prill, Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK), organizoi një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, organizatat shëndetësore dhe ato të shoqërisë civile. Kjo ditë është shënuar dhe mbajtur në Kosovë që nga viti 2013 nga PRAK.

Këtë vit, tematika e kësaj ngjarje u përqendrua te edukimi shëndetësor në shkolla, si një prej bazave kryesore për ndërtimin e një sistemi të integruar dhe të qëndrueshëm shëndetësor. “Sepse kujdesi për shëndetin nuk nis në spital, por në shtëpi, në shkollë dhe brenda vetë komunitetit”, u tha në fjalimin hyrës të PRAK-ut, raporton Gazeta Shneta.

Në kuadër të Ditës Evropiane të Pacientëve, znj. Visare Mujko Nimani, drejtoreshë e UNFPA-së, theksoi rëndësinë e edukimit shëndetësor në shkolla si pjesë e kujdesit të integruar shëndetësor.

Ajo shpjegoi se ky edukim është një nga komponentët më të rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e një jete të shëndetshme, duke kontribuar në rritjen e vetëdijes së rinisë për shëndetin riprodhues dhe seksual.

“Edukimi seksual nëpër shkolla, është një komponent i rëndësishëm për dhënien e informacionit të saktë dhe aftësimin e të rinjve se si t’i parandalojnë, në radhë të parë, infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënitë e padëshiruara”, thekson ajo.

Një tjetër aspekt që u trajtua nga znj. Mujko Nimani ishte lufta kundër dhunës me bazë gjinore, që është gjithashtu një problem serioz në shoqërinë kosovare. Ajo theksoi se edukimi seksual dhe barazia gjinore janë çështje që duhet të trajtohen në mënyrë të vazhdueshme në shkolla për të krijuar një shoqëri më të barabartë dhe pa dhunë.

“Barazia gjinore është një aspekt tjetër që i aftëson të rinjtë të kuptojnë se çfarë do të thotë barazia gjinore në trajtim dhe promovim, si edhe më gjerë në shoqëri,” thotë ajo.

Kjo temë ka marrë gjithashtu vëmendje të madhe për shkak të ndikimit të teknologjisë dhe digjitalizimit, të cilat kanë ndryshuar mënyrën e komunikimit dhe informacionit në shoqëri.

Sipas znj. Mujko Nimani, avancimi i teknologjisë ka sjellë sfida të reja, si keqpërdorimi i fotografive dhe postimeve, duke theksuar se edukimi seksual duhet të përfshijë këto aspekte për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga kërcënimet online.

UNFPA në Kosovë është aktive që nga paslufta, duke adresuar çështje thelbësore që kanë të bëjnë me parandalimin e sëmundjeve seksuale të transmetueshme, shëndetin riprodhues dhe seksual, rritjen e vetëdijes mbi barazinë gjinore dhe edukatën shëndetësore.

Organizimi i Ditës Evropiane të Pacientëve në Kosovë, ka shërbyer si një mundësi për të diskutuar rëndësinë e integrimit të edukimit shëndetësor në shkolla. Ky program shihet si një nga mekanizmat më të fuqishëm për përmirësimin e shëndetit të individëve dhe shoqërisë në përgjithësi, përmes parandalimit të sëmundjeve, promovimit të stileve të shëndetshme të jetesës dhe rritjes së vetëdijes që nga mosha e hershme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNë Ditën Evropiane të Pacientëve në Kosovë, Baraku thekson rolin e aktiviteteve promovuese rreth shëndetit në shkolla
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.