Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e mekanizmave për trajtimin e ankesave po i lë pacientët pa zë, pensionistët më të prekurit

Lajme 20/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i programeve në Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra, ka thënë se në Kosovë pacientët përballen me një sërë sfidash në sistemin shëndetësor, duke filluar nga mungesa e barnave e deri te trajtimi joetik nga stafi mjekësor.

Sipas tij, mungesa e mekanizmave funksionalë për adresimin e ankesave po bën që shumë prej tyre të heqin dorë nga kërkimi i së drejtës që kanë. Ai ngrit shqetësimin se kjo situatë po krijon një kulturë të heshtjes në mesin e pacientëve.

Ai shtoi se shpeshherë pacientët detyrohen të përballen vetë me situatën, pa pasur një adresë të sigurt për t’i kanalizuar shqetësimet e tyre.

“Ankesat janë të natyrave të ndryshme: për mungesë të barnave, për trajtim joetik e johuman. Ka ankesa për listat e pritjes, për komunikime mes stafit shëndetësor dhe pacientëve, për kushtet hotelierike, higjienike e të tjera. Problematike për ne mbetet fakti që institucionet nuk kanë mekanizma të qartë të trajtimit të ankesave dhe kjo i demotivon njerëzit për t’u ankuar edhe shpesh herë ata i shtrëngojnë vetë duart dhe konfrontohen vetë me stafin shëndetësor, që është diçka që nuk duhet të ndodhë. Mendoj që Ministria e Shëndetësisë është dashur të krijojë një procedurë standarde të menaxhimit të ankesave dhe çdo ankesë të marrë një trajtim ose një epilog të drejtë”, ka thënë Kodra për Ekonomiaonline.

Kodra vlerëson se gjendja aktuale nuk është pasojë e mungesës së problemeve, por e mungesës së informimit dhe e besimit të qytetarëve në sistemin që supozohet se duhet t’i mbrojë.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Katër superushqime që forcojnë trurin – ja ora ideale kur duhet t’i konsumoni

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.