Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK-ja: Mbi 200 pacientë çdo ditë marrin kimioterapi në Klinikën e Onkologjisë

Lajme 22/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Onkologjise QKUK FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar është deklaruar rreth furnizimit me barnat e nevojshme për pacientët që marrin shërbimet e kimioterapisë, në Klinikën e Onkologjisë.

Përmes një njoftimi për media, SHSKUK-ja thotë se ndër barnat më të përdorura dhe më të rëndësishme për këtë trajtim janë Bevacizumab (e njohur edhe si Avastina) dhe Zoledronic Acid.

“Në dy vitet e fundit, të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim me Bevacizumab e kanë marrë terapinë në mënyrë të rregullt, përveç një mungese të përkohshme prej disa ditësh në fillim të këtij viti.

Edhe trajtimi me Acid Zoledronik është duke u zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme, pa ndonjë pengesë apo ndërprerje”, deklaron SHSKUK-ja, që thotë se në këtë Klinikë trajtohen mbi 200 pacientë me barna, e nganjëherë edhe 240.

“Aktualisht, furnizimi me barna në Klinikën e Onkologjisë është mbi 90% të mbulueshmërisë, duke përfshirë produktet esenciale për trajtim.

Mungesat që ekzistojnë lidhen kryesisht me barna të paregjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat nuk kanë autorizim marketingu dhe për të cilat procedurat e furnizimit janë më të ndërlikuara”, shton SHSKUK-ja.

Sipas tyre, barnat Bevacizumab (Avastinë) dhe Zoledronic Acid janë të disponueshme në Barnatoren Qendrore dhe në barnatoren klinike të Onkologjisë.

Furnizimi i tyre mbikëqyret në vazhdimësi, për të garantuar trajtim të rregullt për të gjithë pacientët në nevojë.

Artikulli paraprakDetaje nga aksidenti në Fushë Kosovë, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda
Artikulli i rradhës Trump po shqyrton uljen e çmimeve të barnave në SHBA në nivele ndërkombëtare

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.