Apendiciti, i njohur ndryshe si “zorra qorre”, është një gjendje inflamatore e një pjesë të zorres së trashë, e cila shpeshherë kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale për të shmangur komplikimet serioze shëndetësore.
Sipas kirurgut të njohur nga Spitali i Prizrenit, Dr. Ismet Baskovski, ky inflamacion është aq i rrezikshëm sa që mund të shkaktojë probleme me infertilitetin, shkruan Gazeta Shneta.
“Një pjesë e ushqimit që nuk përpunohet siç duhet nga lukthi dhe zorra dymbëdhjetëgishtore, mund të përfundojë në zorrën qorre. Aty bllokohet, krijon infeksion ajrob, fillon të fryhet dhe në një interval prej 8 orësh mund të shpërthejë, duke shkaktuar probleme të rënda, sidomos te femrat. Në raste të tilla, infeksioni mund të përhapet te vezoret, duke shkaktuar potencialisht infertilitet,” shpjegon Dr. Baskovski.
Dr. Baskovski shprehet se simptomat e apendicitit janë të dukshme dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm.
“Infeksion, temperaturë, dhimbje, këqitje të këmbës së djathtë, vjellje,” thekson ai.
Po ashtu, Dr. Baskovski thekson rëndësinë e diagnozës së hershme.
“Diagnostikimi duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur. Ne bëjmë analizat laboratorike dhe gjithashtu ultrazërin e barkut për të konstatuar apendicitin akut,” shprehet tutje Dr. Baskovski.
Tutje, ai shton e vetmja mënyrë e trajtimit është intervenimi kirurgjikal.
“Nëse vërtetohet kallja e zorrës qorre, trajtimi është intervenimi kirurgjik, që kryhet me operacion apendektomik” shtoi tutje Dr. Baskovski.
Për këto dhe të tjera shihni videon:




