Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës sot dhe nesër do të mbaj Kongresin e III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë në Prishtinë.
Kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi ka thënë se Kongresi i sotëm është dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës për ngritjen e standardeve profesionale, promovimin e inovacionit shkencor dhe forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.
“Ky kongres nuk është vetëm një vend takim idesh. Është një thirrje për veprim, një mundësi për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, për të përqafuar qasjet më të reja shkencore dhe për të forcuar imazhin e profesionit tonë në shoqëri”, ka deklaruar Gashi.
Gashi iu ka bërë thirrje kolegëve fizioterapeutë që të punojnë së bashku që Fizioterapia në Kosovë të jetë një shembull i ekselencës, etikës dhe përkushtimit ndaj pacientit.
Në këtë ceremoni kanë marr pjesë kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi, Presidenti i Konfederatës Botërore të Fizioterapisë, z. Michel Landry, Nënkryetari Konfederatës Botërore të Fizioterapisë – Rajoni i Evropës, z. Tim Németh, Deputetja Fatmire Kollçaku, Prof. Bekim Haxhiu President i Kongresit të III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë, Prof. Arian Idrizaj Rektor AMECC Rezonanca, kryetar të odave dhe shoqatave të fizioterapeutëve nga rajoni dhe Turqia, përfaqësues të tjerë dhe fizioterapeutë.
Në kongres do të mbahen rreth 30 prezantime nga ligjërues ndërkombëtar dhe vendor.
Në këtë Kongres pritet të marrin pjesë rreth 1 mijë pjesëmarrës, fizioterapeutë dhe profesionsitë të tjerë shëndetësor. /Gazeta Shneta/





