Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

BB: Rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qind në vitet 2025 – 2026

Lajme 28/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Banka Botërore po parashikon se rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 përqind në vitet 2025 dhe 2026.

“Rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi dhe aktiviteti investues. Megjithatë, pasiguria ekonomike—veçanërisht në lidhje me politikën e tregtisë globale—është rritur muajt e fundit. Vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore. Një ngadalësim i mëtejshëm i aktivitetit ekonomik në BE, si dhe rritja e pasigurisë tregtare, ka potencial të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Në nivel të brendshëm, vonesat në formimin e një qeverie të re mund të ndikojnë negativisht në investime dhe zbatimin e agjendës së reformës strukturore.

“Ekonomia e Kosovës vazhdoi performancën e saj të fortë, por Kosova duhet të gjenerojë burime shtesë për nevojat e saj në rritje për investime, duke përfshirë në fushat e energjisë, infrastrukturës, kapitalit njerëzor dhe lidhshmërisë”, tha Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Sipas raporti, përparimi i mëtejshëm në uljen e varfërisë do të varet nga aftësia për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit privat dhe për të mbajtur ritme më të larta të rritjes ekonomike në të ardhmen.

“Një treg më i shtrënguar i punës mund të ndihmojë në rritjen e pagave, ndërsa politikat për të rritur cilësinë e arsimit dhe aftësitë e punëtorëve me arsim më të ulët mund të ofrojnë një nxitje shtesë. Rënia e popullsisë, pjesërisht për shkak të emigrimit, mund të kompensohet me rritjen e pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore, aktualisht e kufizuar nga faktorë të tillë si mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijët. Zgjerimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët do të përmirësonte mundësitë për gratë në tregun e punës dhe do të rriste gatishmërinë e fëmijëve për shkollë përmes edukimit më të mirë në fëmijërinë e hershme, duke krijuar gjithashtu mundësi shtesë për punë”, thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, të publikuar sot.

Artikulli paraprakTragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup
Artikulli i rradhës Nesër tentimi i shtatë për konstituimin e kuvendit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.