Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dyshime se rezonanca në Spitalin e Pejës u prish qëllimshëm, Prokuroria ka nisur hetime

Lajme 02/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Spitalin e Pejës që një muaj është prishur rezonanca magnetike. Prishja po dyshohet se ka ndodhur qëllimshëm pasi ka shkaktuar dëm të madh financiar dhe nuk ka pasur kontratë për mirëmbajtje. Për këtë arsye janë iniciuar hetime nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës në ditën e festës së Bajramit u prish pajisja e rezonancës magnetike e cila shtetit i kushtoi 558 mijë Euro, shkruan Gazeta Shneta.

Por kjo prishje nuk po duket e rastësishme. Pajisja ka shpërthyer dhe ka rrjedhur helium në ditën kur nuk është punuar fare me të. Dëmi financiar që ka shkaktuar kjo prishje është shumë i madh meqë e njëjta nuk ka pasur as kontratë për mirëmbajtje.

Këto arsye kanë ngritur dyshimet se prishja nuk ka ndodhur rasisht, por qëllimshëm. Kjo ka alarmuar edhe Prokurorinë e Themelore të Pejës e cila ka nisur hetimet. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë Shkodran Nikçi.

“Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj ka përpiluar shënim zyrtar dhe ka iniciuar raste duke i ndarë rastin një prokurorit të shtetit për trajtim të mëtutjeshëm. Këtë fazë nuk mund të japim me shumë informata”, ka deklaruar Nikçi.

Spitali i Pejës e ka blerë rezonancën në vitin 2022. Kontrata me operatorin “Medbrand” është nënshkruar më 22.08.2022. Sipas kontratës që e posedon Gazeta, garancioni i pajisjes ka qenë dy vite.

Ndërkaq Spitali tenderin për servisim dhe mirëmbajtjes të pajisjes e ka iniciuar më 25 shkurt të këtij viti. Tenderi është në vlerë 170 mijë euro për servisim për dy vite. Ky tender është ende në proces të ofertimit, që do të thotë se prishja e pajisjes ka ndodhur ende pa përfunduar dhënia e kontratës.

Gazeta ka kontaktuar Spitalin e Pejës për të marr sqarime në lidhje më këto dyshime. Gjihashtu kemi kërkuar përgjigje pse nuk është iniciuar kontratë për mirëmbajtje pas skadimit të garancionit, për të shmangur dëmtimin e buxhetit në rast të prishjes së pajisjes, por të njëjtit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje në email adresën e spitalit.

Për blerjen e kësaj pajisje ka pasur probleme qysh në fillim. Spitali i Pejës e kishte zgjedhur ofertën e kompanisë “Medbrand” e cila ishte rreth 58 mijë euro më e shtrenjtë sesa oferta e një operatori tjetër ekonomik.

Për këtë pajisje Spitali kishte zotuar 500 mijë euro, ndërsa 58 mijë euro shtesë ishin siguruar më pas nga Administrata qendrore e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakInteligjenca artificiale parashikon dhimbjet pas zëvendësimit të gjurit
Artikulli i rradhës Kryetari i AGK-së: Rangimi në indeksin e lirisë së shtypit është shokues, klima e Qeverisë Kurti ka qenë vazhdimisht kundër mediave

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.