Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët e rekrutuar në duart e krimit, Europol ngre alarmin

Lajme 30/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia europiane e policisë, Europol, njoftoi të martën se po krijon një bashkëpunim shumëkombësh për të përballuar problemin në rritje të bandave kriminale që rekrutojnë fëmijë për të kryer krime të dhunshme, përfshirë edhe vrasje.

Sipas Europol, bandat po përdorin gjuhë të koduar në rrjetet sociale dhe aplikacionet e mesazheve për të synuar dhe rekrutuar të mitur, duke u premtuar shuma të mëdha parash. Pasi rekrutohen, fëmijët shfrytëzohen për një gamë të gjerë “shërbimesh”, nga trafikimi i drogës te shantazhi i dhunshëm, madje edhe “vrasje me pagesë”, transmeton albinfo.

Këto taktika u mundësojnë anëtarëve më të vjetër të bandave të shmangin hetimet, duke deleguar detyrat më të rënda tek të rinjtë.

Bashkëpunim me kompanitë teknologjike

Operacioni i koordinuar, i quajtur “GRIMM”, do të bashkëpunojë gjithashtu me kompani teknologjike për të identifikuar përpjekjet për rekrutimin e të rinjve përmes rrjeteve sociale dhe platformave të mesazheve.

Operacioni drejtohet nga Suedia dhe përfshin policinë e Belgjikës, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Norvegjisë.

Këshilla për prindërit

Në të njëjtën kohë, Europol ka dhënë këshilla për prindërit që dyshojnë se fëmijët e tyre mund të jenë tërhequr drejt botës kriminale.

“Jini të vëmendshëm ndaj shenjave të fshehta, ndryshimeve të papritura në sjellje apo objekteve të shtrenjta pa shpjegim. Nëse fëmija juaj nuk kërkon më para, por duket se i ka, kjo nuk është pavarësi — është një sinjal alarmi,” thekson Europol. “Qëllimi nuk është të ndëshkohen fëmijët, por t’i rikthejmë ata përpara se krimi i organizuar t’i rrëmbejë.”

Artikulli paraprakZhduket një fëmijë në Fushë Kosovë
Artikulli i rradhës Hajdari: Shpërthimi në veturë lidhet me punën time, grupe te interesit të lidhura me zyrtarë të QKUK-së

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.