Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar QKUK-në, pas dëmtimit të veturës së u.d të drejtorit të këtij institucionit, Osman Hajdarit.
Vetura e Hajdarit ishte e parkuar në hapësirat zyrtare të administratës në momentin e ngjarjes, njofton Gazeta Shneta.
Teksa rasti ka ndodhur në rrethana të panjohura rreth kohës së fillimit të mbledhjes së paraparë të Bordit Drejtues të ShSKUK-së.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe njësiti anti-bombë për deminimin e mjeteve shpërthyese nga Policia e Kosovës. /Gazeta Shneta/




