Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Unifikimi i çmimit të barnave, Haxhijaha: Ministri të distancohet nga interesat grupore, të revokojë vendimin

Lajme 30/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për unifikimin e çmimeve të barnave, i cili ka hyrë në fuqi, më 1 shkurt, ka shkaktuar reagime të ndryshme nga farmacistët, distributorët e barnave dhe të tjerë të prekur nga ky vendim. Ata ankohen për mungesë të disa barnave, kontradikta ligjore dhe probleme në zbatimin e vendimit.

Edhe pas tre muajve të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Oda e Farmacistëve e Kosovës i bën thirrje ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia që ta revokojë vendimin në fjalë.

Nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovë (OFK) Astrit Haxhijaha tha për Indeksonlinen se ministri Vitia duhet të distancohet nga interesat grupore dhe ta revokojë përkohësisht vendimin.

“Institucioni ynë i bën thirrje publike ministrit të Shëndetësisë, që të distancohet nga intersat grupore dhe të veprojë për të mirën e përgjithshme. Dhe mbi të gjitha për mbrojtjen e shendetit të qytetarëve. Kërkojmë që vendimi në fjalë të revokohet përkohësisht, në mënyrë që të bëhet një rishqyrtim i hollësishëm i të gjitha pengesave, që kanë ndodhur deri tani”, tha Haxhijaha.

Haxhijaha tha se që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ka mungesë të madhe të barnave.

“Formati i vendimit e ka krijuar këtë situatë. Sepse nuk ka pasur nevojë të vije deri te mungesa e barnave. Sepse s’ka shtet që se ka të rregulluar çmimin e barnave. Mirëpo ky format i cili është bërë për grupe të caktuara të interesit, e ka sjellë dhe mungesë të barnave. Ne si institucion vazhdimisht kemi ankesa dhe nga spitalet dhe prej barnatorëve se s’kanë barna ”, tha ai.

Oda e Farmacistëve sipas tij kërkon që të ndryshohet paragrafi 6 i vendimit dhe t’u jepet kohë barnatorëve deri ta zbrazin stokun, pasi që ata nuk mund t’i shesin barnat më lirë se sa që i kanë blerë. Ndërsa thotë se kjo është dhe shkelje ligjore.

Haxhijaha thotë se kanë kërkuar interpretim ligjor dhe nga ATK dhe iu është thënë se çdo produkt i cili merre, nuk mund të shitet poshtë kostos së çmimit të marrjes.

“Ne nga MSH-ja po kërkojmë që të ndryshohen paragrafet e vendimeve. Paragrafi 6 i obligon barnatoret që t’i vendosin çmimet në të gjithë stokun, në produktet farmaceutike, që i kanë aktuale, që i kanë në gjendje të stokut. Kjo duhet të eliminohet, sepse nuk mund ta marresh një produkt me çmim tre euro dhe pastaj ta shesësh 5 a 6 euro. Duhet një periudhë kohore për ta shkarkuar stokun e vjetër dhe të vjen të stoku i ri. Të respektohen ligji, sepse vendimi është në kundërshtim me ligjin. Kur të shkarkohet komplet stoku për një periudhë 3 apo 6 muaj të vazhdojmë me filtrin e ri”, thotë ai.

Ndërsa thotë se me marrjen e një vendimi të tillë, nuk janë respektuar të gjitha filtrat e shteteve referente dhe se kjo u ka mundësuar komëanive të caktuara të përfitojnë.

“Është dhe mos respektimi i procedurës standrade të operimit. Nuk janë respektuar filtrat e shteteve referente. Por është repsektuar vetëm një filter i dytë, i cili ua ka mundësuar kompanive të caktuara të përfitojnë. Ky është problemi nga ministri i shendetësisë. S’ka pasur nevojë të bëhet një gjë e tillë. Për momentin punojnë vetëm kompanitë e caktuara, jo të gjitha kompanitë dhe ka mungesë të barnave që ndikon në mënyr direkte në barnatore në shëndetin e pacientit, që po obligohen që barnat t’i sigurojnë jashtë shtetit. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një vendimi, i cili ka filluar së zbatuari tetë ditë para zgjedhjeve”, tha ai.

Megjithë ankesat e shumta për një vendim të tillë, Haxhijaha thotë se nuk kanë arritur fare të takohen me ministrin Vitia.

“Ministri i Shëndetësësë nuk na ka kthyer asnjë e-mail, le më për të na takuar. Ka vepruar në mënyrë të njëanshme”, tha ai./Indeksonline/

Artikulli paraprakHajdari për incidentin në QKUK: Akt që ngre dyshime të forta për tentativë atentati
Artikulli i rradhës Pacienti ankohet për neglizhencë në Oftalmologji në QKUK – thotë se mbi 40 minuta s’e kontrolloi askush

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.