Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 900 fëmijë të shtruar në Pulmologji Pediatrike vitin e kaluar – Intervistë me Dr. Vlora Nimani

Lajme 08/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në repartin e Pulmologjisë në Klinikën e Pediatrisë, trajtohen sëmundje respiratore të ndryshme, që vijnë nga infeksionet virale të lehta deri te bronkitet, pneumonitë dhe prenomonia.

Sipas Dr. Vlora Nimanit, shefe e këtij reparti, simptomat më të zakonshme që paraqiten te fëmijët janë “kollitja, temperatura e ulët trupore, frymarrja e vështirësuar dhe nevoja për oksigjen”, shkruan Gazeta Shneta.

“Vitin e kaluar kemi pasur gjithsej 906 fëmijë të shtrirë në repartin e Pulmologjisë. Vetëm në muajin janar të këtij viti kemi pritur 120 fëmijë, dhe muajin e kaluar numri ra në 85,” thotë Dr. Nimani.

Dr. Nimani shprehet  se me kalimin e sezonit të ftohtë, numri i pacientëve ka rënë, por puna vazhdon me kapacitete të plota. 

“Sezonet më të ngarkuara janë ato të dimrit, nga tetori deri në mes të marsit, kur fëmijët paraqiten më shpesh me probleme respiratore. Dr. Nimani thekson se kjo është periudha kur klinika ka më shumë ngarkesë. Në këtë periudhë, kur është sezoni i ftohtë, ka më shumë raste pulmologjike dhe klinika është vazhdimisht e ngarkuar me pacientë,” thekeson ajo.

Përveç ngarkesës, Dr. Nimani ndan edhe disa prej sfidave me të cilat përballen çdo ditë.

“Mungesa e stafit është një nga problemet kryesore. Infermierët janë në numër të pamjaftueshëm dhe kjo e bën punën më të vështirë. Pavarësisht kësaj, ne përpiqemi të menaxhojmë situatën dhe të sigurojmë kujdesin më të mirë për fëmijët që trajtojmë,” thotë ajo.

Një tjetër sfidë janë mungesat e medikamenteve, të cilat janë të përkohshme, por Dr. Nimani shpjegon se ato janë trajtuar shpejt. “Për fat të mirë, mungesat e medikamenteve janë sanuar në kohë dhe nuk ka pasur asnjë rast kur pacientët kanë vuajtur për shkak të kësaj mungese,” shton Dr. Nimani./Gazeta Shneta/

Për më shumë ndiqni videon:

Artikulli paraprakMoti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 22 gradë Celsius
Artikulli i rradhës Kodra: Me këtë seriozitet të punës edhe 10 vjet mund të na shkojnë pa sigurime shëndetësore

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.