Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin e veturës së u.d. të drejtorit të QKUK-së

Lajme 07/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar për shpërthimin e ndodhur më 30 prill në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që kishte në shënjestër veturën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari.

I dyshuari, i identifikuar me inicialet B.K., është arrestuar në Podujevë dhe po hetohet për disa vepra penale serioze, përfshirë: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas komunikatës për media, operacioni policor është zhvilluar në koordinim të ngushtë me prokurorin e Shtetit dhe po vazhdon në mënyrë të intensifikuar në disa lokacione të ndryshme për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Organet e rendit mbeten të përkushtuara për të zbuluar motivet dhe për të sqaruar tërësisht këtë rast”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë.

Hajdari pati thënë se shpërthimi lidhet me punën e tij si u.d. i drejtorit të QKUK-së.

Për shpërthimin pati reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili kishte thënë se sulmi kishte elemente terroriste.

Artikulli paraprakSimptomat dhe kujdesi për ftohjen tek të porsalindurit
Artikulli i rradhës Ngjyrat e fecesit tek bebet dhe shkaqet e ndryshimeve të tyre

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.