Një aksident zingjiror ka ndodhur çaste më parë në rrugën “B”, në Prishtinë.
Indeksonline raporton se tri vetura janë përfshirë në aksidentin zingjiror që pasoi nga pakujdesia.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet mjekësore, që më autoambulancë kanë bartur në drejtim të Emergjencës të lënduarit.
Nga ana tjetër, rastit i janë përgjigjur edhe njësitet policore që, me të arritur, nisen hetimet që çojnë në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




