Ministria e Shëndetësisë i ka publikuar kontratat me operatorët ekonomik për furnizim me barna për sëmundje të rralla.
Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar gjashtë kontrata me operatorët ekonomik për furnizim me barna për sëmundje të rralla, shkruan Gazeta Shneta.
Tre nga gjashtë kontrata i ka fituar kompania “Santefarm”. Këto tre kontrata kanë edhe vlerën më të madhe prej mbi 4.2 milionë Euro.
“Santefarm” është shpërblyer me kontratë për Lot 1 për furnizim me produktin Emicizumab 30mg me vlerë 448,171 Euro. Një njësi e këtij produkti kushton 1556 Euro.
Kjo kompani ka fituar edhe Lot 2 për produktin Emicizumab 60mg me vlerë 3,097,680 Euro. Një njësi e këtij produkti kushton 3097 Euro.
MSh e ka shëprblyer “Santefarm” edhe me Lot 3 për Emicizumab 150mg me vlerë 712,029 Euro. Një njësi e këtij produkti kushton 5933 Euro.
Lot 4 i është dhënë kompanisë “Meditech” me vlerë totale prej 653,600 Euro për produktin Dornase Alfa. Çmimi për njësi të këtij produkti është 16.34 Euro. “Meditech” ka fituar edhe Lot 6 me vlerë 102,277 Euro për produktin Coagulation factor VII me vlerë 1065 Euro për njësi.
Ndërkaq kompania nga Shqipëria “Deltapharma-ks” është shpërblyer me Lot 10 me vlerë 329,630 Euro. Çmimi për njësi të këtij produkti MSh do ta paguaj 1177 Euro.
Këto kontrata kanë afat 24 muaj.
Në total MSh pati publikuar njoftimin për kontratë për 10 lote në vlerë 5,622,489 Euro. Lotet 5,7,8,9 nuk ka pasur oferta sipas njoftimit nga MSh në dokumentin e procesverbalit të hapjes së ofertave. /Gazeta Shneta/




