Një rast i zjarrit ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Tirana”.
Intervenimi i zjarrfikësve ishte i menjëhershëm.
Detaje për këtë incident, detaje ka dhënë komandanti Abdulsamed Shkodra.
“Njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar menjëherë. Ka qenë një intervenim i vogël në terracën e një banese. Për fat të mirë nuk ka të lënduar. Intervenimi është kryer shpejt”, deklaroi Shkodra për Klankosova.tv.
“Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Rasti pritet të hetohet edhe nga inspektorët e zjarrit dhe pasi të bëhet raporti do të dihet se si ka ndodhur ky rast”, theksoi ai.




