Ministria e Shëndetësisë do të “shndrit” pasi të mbjellën lulet dhe të vendoset tepihu i ri. Këto dyjat do t’i kushtojnë MSh-së afër 6900 Euro.
Ministria e Shëndetësisë në stinën e pranverës ka vendosur t’i bëj disa meremetime, ndërrimin e tepihut nëpër korridoret e objektit si dhe mbjelljen e luleve në oborr, shkruan Gazeta Shneta.
Për mbjelljen e luleve veçse e ka përfunduar tenderin. Kontrata me vlerë afër 900 Euro i është dhënë kompanisë “Orchide Floëer SH.P.K”. Kjo kompani do të bëj mbjelljen e 1700 luleve sezonale në oborrin e MSh-së.
Ndërkaq kjo ministri e ka në procedurë edhe tenderin për blerjen e tepihut të ri për korridoret e objektit.
Tenderi me vlerë të parashikuar 6000 mijë euro, do të furnizoj MSh-në me tepih të ri 400 metra katror. Në dosje është kërkuar tepih i kualitetit të lartë dhe rezistent kundër zjarrit.
Për ngjyrën e tepihut nuk është vendosur ende. Nuk dihet se preferenca e kujt do të përcaktojë ngjyrën, ministrit në detyrë Arben Vitia apo Sekretarit Naim Bardiqi. Sidoqoftë, mund të jetë edhe vendim i zyrtarëve të administratës.
Në këtë procedurë është kërkuar gjithashtu që të zhvendosen edhe tepihët e vjetër. /Gazeta Shneta/




