Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritje e ndjeshme e ndërhyrjeve kirurgjike në Klinikën e Ortopedisë në QKUK

Lajme 16/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Screenshot
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Ortopedisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë tremujorit të parë të këtij viti ka shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të ndërhyrjeve kirurgjikale-protezave të realizuara.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer gjithsej 124 ndërhyrje ortopedike-proteza, nga lista e pritjes, krahasuar me vetëm 52 operacione të realizuara në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

“Kjo rritje përfaqëson një sukses të dukshëm në angazhimin dhe performancën e stafit të Klinikës. Mirënjohje për stafin, të cilët me përkushtim e profesionalizëm po e përballojnë volumin në rritje të punës, në shërbim të pacientëve nga e gjithë Kosova. Me gjithë rritjen e numrit të operacioneve, akoma ekziston lista e pritjes, por po punohet për t’u rritur edhe më tej vëllimin e punës, por si klinika e vetme terciare në vend, Klinika e Ortopedisë mbetet e mbingarkuar me raste”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Në njoftim po ashtu thuhet se aktualisht, klinika është e furnizuar në mënyrë të mjaftueshme me proteza, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit të shërbimeve.

“Po ashtu, gjatë këtij viti pritet që SHSKUK-ja, për herë të parë të furnizojë me proteza spitalet e përgjithshme në vend, që do të kontribuojë në shpërndarjen më të drejtë të ngarkesës dhe shkurtimin e listave të pritjes. Klinika e Ortopedisë mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve të avancuara dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim ortopedik në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakHHS dhe FDA nisin “Operacioni Shpejtësia e Lejlekut” për të përmirësuar cilësinë e formulës për foshnja
Artikulli i rradhës Biomarkues të rinj ndihmojnë në vlerësimin e rrezikut kardiovaskular tek pacientët me artrit reumatoid

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.