Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë thotë Dosja e Prokurorisë ndaj të dyshuarit për rrahje të gjinekologut Veliu dhe vendosje të granatës në hyrje të ordinancës së tij?

Lajme 30/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh Burhan Mavriqit, i dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila tha se masa e paraburgimit ndaj Mavriqit është caktuar pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar kërkesën e Prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit, të cilën kjo Prokurori e kishte dorëzuar më 28 maj 2025. Mavriqi dyshohet se fillimisht e rrahu gjinekologun, e katër ditë më pas i vendosi granatë dore në hyrje të ordinandës.

Çka thuhet në Dosjen e Prokurorisë?

Sipas kërkesës, më 20 maj 2025 rreth orës 21:22 minuta në rrugën “Henri Dynant” në Prishtinë, i pandehuri Burhan Mavriqi me dashje i ka shkaktuar dëmtime trupore të dëmtuarit Afrim Veliu.

Aty thuhet se në ditën kritike, derisa i dëmtuari kishte qenë duke hyrë në automjetin e tij, i pandehuri me dashje që t’i shkaktojë lëndime trupore të dëmtuarit, me mjet të fortë të përshtatshëm për të shkaktuar dëmtime të rënda trupore, e godet disa herë në kokë të dëmtuarin Afrim Veliu, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesën e kokës dhe në trup.

Pas kësaj, thuhet se Mavriqi është larguar në këmbë në drejtim të panjohur, e që pas veprimeve hetimore nga Policia e Kosovës NJHP, është identifikuar i pandehuri.

Prandaj, për këto veprime Mavriqi po dyshohet nga Prokuroria për veprën penale “Lëndim i lehtë rrupor” nga neni 185, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithnjë sipas kërkesës së Prokurorisë, katër ditë më pas, më 24 maj 2025, i dyshuari Burhan Mavriqi ka vendosur një mjet të rrezikshëm- që dyshohet të jetë granatë dore në hyrje të ordinancës së Veliut.

Sipas Prokurorisë, më datë 24 maj, rreth orës 23:45 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, i pandehuri Mavriqi, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit ndaj të dëmtuarit Afrim Veliu kishte shkuar në hyrje të ordinancës gjinekologjike të Veliut, i shoqëruar nga një person tani për tani i panjohur, kishte vendosur një mjet të rrezikshëm që dyshohet të jetë granatë dore model F1, e më pas i pandehuri së bashku me personin N.N janë larguar në drejtim të Fushë-Kosovës.

Pas kësaj, thuhet se nga Policia është arritur që të identifikohet i pandehuri Burhan Mavriqi, me ç’rast i pandehuri me veprimet e tij të dëmtuarit Afrim i ka shkaktuar shqetësim të madh, ankth, frikë dhe ndjenjë të pasigurisë.

Për këto veprime, Mavriqi po dyshohet për veprën penale “Kanosje” nga neni 181, par.2  të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

 

 

 

 

Artikulli paraprakLufta kundër tregtisë së paligjshme, një domosdoshmëri për sigurinë publike, shëndetin publik dhe një të ardhme pa tym
Artikulli i rradhës FDA jep dritën jeshile, tanimë diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit mund të bëhet vetëm me një analizë gjaku

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.