Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndahet nga jeta doktori nga Prizreni, Bajram Bajrami

Lajme 30/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në moshën 66-vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Bajram Bajrami, mjek specialist internist, i njohur për përkushtimin dhe kontributin e tij të gjatë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Dr. Bajram Bajrami ka lindur më 17 mars 1959 në fshatin Novosellë dhe ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme, duke vazhduar më pas me specializimin në Mjekësi Interne. Ai ka punuar në spital që nga viti 1984 deri në daljen në pension më 17 mars 2024.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm në Prizren, duke shprehur ngushëllime familjarëve e të afërme të tyre.

“Gjatë karrierës së tij, Dr. Bajram Bajrami u dallua si një profesionist i përkushtuar, i ndershëm dhe me përgjegjësi të lartë, gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe komunitetit. Ai ishte i njohur për natyrën e tij të afërt, kolegialitetin dhe dashurinë ndaj punës”.

“Menaxhmenti, stafi i Repartit të Sëmundjeve të Brendshme dhe të gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e Dr. Bajram Bajramit”.

“Kujtimi për jetën, kontributin dhe shembullin profesional të tij do të mbetet i përjetshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Itali, raportohet për dy mërgimtarë kosovarë të vdekur
Artikulli i rradhës Përmbytjet në Nigeri lënë të paktën 110 të vdekur

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.