Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Gjakovë nis Shërbimi i Kujdesit Paliativ për pacientët me sëmundje kronike të avancuara dhe terminale

Lajme 30/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në QMF “Ereniku” në Gjakovë u hap sot për herë të parë Shërbimi i Kujdesit Paliativ, i cili ofron ndihmë dhe përkujdesje profesionale për pacientët me sëmundje kronike të avancuara dhe terminale, si dhe për familjarët e tyre.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Ereniku” në Gjakovë u inaugurua sot për herë të parë Shërbimi i Kujdesit Paliativ. Ky shërbim ofron ndihmë dhe përkujdesje profesionale për pacientët me sëmundje kronike dhe të avancuara si dhe të atyre terminale duke përfshirë këtu edhe mbështetje emocionale dhe psikologjike për familjarët e tyre, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo nismë jetike është bërë e mundur falë bashkëfinancimit përmes Projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH), që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Përfaqësuesi i këtij projekti, Nicu Fota, theksoi rëndësinë e partneritetit të qëndrueshëm me komunat për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të ngritur standardet e kujdesit për pacientët.

Nicu Fota
Nicu Fota, përfaqësues i Projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH). / Foto: Komuna e Gjakovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se ky shërbim shënon një hap përpara për kujdesin ndaj qytetarëve, duke e vënë theksin te nevoja për trajtim me dinjitet dhe përkushtim për të gjithë.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore të shëndetësisë.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjakovë, Adelina Shehu Kola, theksoi se shërbimi i ri është një hallkë e domosdoshme në sistemin shëndetësor, duke u ofruar qytetarëve kujdes të gjithanshëm dhe dinjitoz.

Ndërkohë, Shaban Osmani nga niveli qendror e cilësoi këtë iniciativë si model për komunat e tjera, duke e vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional si një shembull konkret të përkujdesjes për qytetarët.

Në QMF “Ereniku” në Gjakovë u hap sot për herë të parë Shërbimi i Kujdesit Paliativ./ Foto: Komuna e Gjakovës

Shërbimi i kujdesit paliativ nënkupton ofrimin e kujdesit dhe mbështetjes për pacientët me sëmundje të rënda ose kronike që nuk mund të kurohen.

Ky kujdes ka për qëllim lehtësimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, duke përfshirë ndihmën fizike, emocionale, psikologjike dhe shpirtërore si për pacientët ashtu edhe për familjarët e tyre.  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHelmimi i fëmijëve me salmonelë, reagon AKU: Veza rezulton e infektuar, por është kontaminuar në ambientet e kopshtit
Artikulli i rradhës 48-vjeçari që kanosi drejtorin e Ortopedisë së Re në QKUK ndalohet për 48 orë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.