Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka vazhduar me intensitet të lartë të punës edhe gjatë ditës së djeshme, ku janë pranuar 49 pacientë për trajtim të mëtutjeshëm nga gjithsej 446 vizita specialistike.
Aktualisht, në këtë institucion janë të shtrirë 203 pacientë që po marrin përkujdesje shëndetësore.
Përveç kësaj gjatë 24 orëve të fundit, janë realizuar edhe 103 ekzaminime Rëntgen, 38 me ultrazë dhe 28 skanime CTI.
Shërbimet fiziatrike kanë përfshirë 47 raste, ndërsa në repartin e dializës janë zhvilluar gjithsej 34 seanca, që ndihmojnë pacientët me probleme të rënda të funksionit të veshkave.
Në sallat e operacionit janë kryer 13 ndërhyrje kirurgjikale, të gjitha me sukses, ndërsa në repartin e gjinekologjisë janë regjistruar katër lindje – tre djem dhe një vajzë – duke sjellë gëzim për katër familje të reja./Gazeta Shneta/




