Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shfaqet në Shqipëri sëmundja që vret bagëtitë

Lajme 08/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Murtaja e ruminantëve nuk është një sëmundje e rrezikshme për njeriun, por është katastrofike për popullatën e të imtave.

Ky infeksion përhapet në mënyrë të shpejtë te kafshët, duke sjellë mortalitet 100% të tufës ku shfaqet. Murtaja e të imtave është një sëmundje e re për veterinarët shqiptarë.

Një vit më parë, në Greqi, brenda një muaji murtaja e bagëtive u përhap në 11 rajone të Greqisë nga 13 që ka gjithsej. Kjo sëmundje solli një krizë të rëndë për sektorin e blegtorisë, pasi u asgjësuan 160 mijë dele dhe dhi.

Ervin Resuli, mjek veterinar: “Është një sëmundje e cila jep më tepër dëm ekonomik, pasi shkon deri në 100% të tufës. Ka më tepër probleme në aspektin ekonomik dhe dëme te popullata e të imtave.”

Murtaja e ruminantëve në Greqi u transmetua nga kafshët e importuara nga Rumania dhe Turqia, të cilat nuk ishin të shoqëruara me një certifikatë shëndetësore. Ndërsa në Shqipëri ende nuk kemi një përgjigje se si kjo sëmundje u shfaq në fermën e dhive në Postribë të Shkodrës.

Ervin Resuli, mjek veterinar: “Para një viti kemi pasur në shtetin fqinj, në Greqi, ku bëri dëme të mëdha në atë vend, dhe Shqipëria mori masa për të parandaluar transmetimin e virusit nga Greqia në Shqipëri.”

Blegtorët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të lajmërojnë menjëherë nëse kafshët e tyre kanë shenja të sëmundjes që shfaros bagëtinë.

Ervin Resuli, mjek veterinar: “Kërkon një vigjilencë të shtuar për sa i përket shërbimit veterinar dhe blegtorëve të kafshëve. Ata duhet të kenë kujdes nëse shohin që bagëtia ka rrjedhje nga hundët, sytë, ulje të nivelit të qumështit apo aborte të shtuara.”

Veterinerët e Ministrisë së Bujqësisë dyshojnë se kjo sëmundje nuk është prezente vetëm në Shkodër, por edhe në Dibër, pasi në një tjetër fermë janë regjistruar humbje të kafshëve të imta./tch/

Artikulli paraprak1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu pas shpërthimit të salmonelës në SHBA
Artikulli i rradhës Po përhapet globalisht, ekspertët paralajmërojnë për variantin e coronavirusit “Nimbus”

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.