Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lista e pritjes për koronografi në Kardiologji, mbi 2 mijë pacientë presin radhën

Lajme 11/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) vazhdon të përballet me fluks të lartë pacientësh dhe sfida të mëdha në menaxhimin e listave të pritjes për ndërhyrje si koronarografia.

Drejtori i Klinikës, dr. Faik Shatri, për Indeksonline, ka ofruar një pasqyrë të qartë të gjendjes aktuale, faktorëve që ndikojnë në vonesa dhe masat që janë marrë për përmirësim.

“Pritjet e gjata janë kryesisht rezultat i kërkesës në rritje, mungesës së kapaciteteve të mjaftueshme për rastet elektive, si dhe nevojës për një prioritizim të drejtë ndërmjet rasteve urgjente dhe atyre kronike. Puna jonë aktuale është përqendruar në menaxhimin më efikas të listave dhe rritjen e volumit të procedurave. Nga 4600 raste në fillim të mandatit tim, tani numri është ulur në rreth 2600, me shpresë që kjo shifër të ulet edhe më tej në muajt në vijim”, ka thënë Shatri.

Një ndër shqetësimet më të mëdha mbetet lista e gjatë e pritjes për koronarografi.

“Aktualisht janë rreth 2600 pacientë në listën e pritjes për koronarografi elektive. Kapaciteti ditor për procedura elektive varion nga 8 deri në 10 raste në ditë, së bashku me njësinë në Prizren, e cila është aktivizuar dhe ku ekipet tona, në bashkëpunim me mjekët e Spitalit të Prizrenit, punojnë çdo ditë. Kjo shifër nuk përfshin rastet urgjente që trajtohen në mënyrë paralele”, shton tutje ai.

Dr. Shatri pranon se pritja e gjatë mund të ndikojë negativisht në shëndetin e pacientëve, duke rritur rrezikun e komplikacioneve. Megjithatë, ai thekson se asnjë pacient urgjent nuk lihet pa trajtim, dhe pacientët me përkeqësim simptomash hospitalizohen menjëherë.

“Fatkeqësisht, listat e gjata nuk janë problem vetëm tek ne. Edhe vende me sisteme të avancuara mjekësore përballen me këtë sfidë. Për shembull, Kosova ka vetëm 2 qendra, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka 6 dhe Sllovenia 8, e megjithatë edhe atje ka lista të pritjes. Pritja e gjatë mund të rrezikojë përparimin e sëmundjes dhe të shtojë komplikacionet. Megjithatë, pacientët që shfaqin përkeqësim të simptomave hospitalizohen dhe trajtohen urgjentisht. Ne përpiqemi që, pavarësisht listave të pritjes, asnjë jetë të mos rrezikohet”, thekson Shatri.

Ai po ashtu ka treguar se çfarë masash kanë ndërmarrë që të shkurtohet lista e pritjes.

“Kemi filluar riorganizimin e listës sipas prioritetit klinik. Gjithashtu kemi filluar përdorimin e një ekzaminimi shtesë – Angio-CT e arterieve koronare për rastet elektive, si dhe përfshirjen më aktive të stafit nga Klinika në Prizren për të ndarë ngarkesën. Për më tepër, edhe mjekët kujdestarë po punojnë me pacientët elektivë gjatë orëve të pasdites”, thekson ai.

Shatri tregon nëse ka mungesë ta pajisjeve, apo edhe stafit në klinikën që udhëheq.

“Po, mungesa e një salle të tretë të kateterizimit, burimeve të plota njerëzore dhe teknike, si dhe numri i kufizuar i shtretërve, përbëjnë pengesa kryesore në përpjekjet për shkurtimin e listave të pritjes. Po ashtu, nevojitet përmirësim i logjistikës dhe informatizimi i sistemit të referimit”, vlerëson ai.

Tutje, gjatë bisedës Shatri bënë me dijse se ka intensifikuar bashkëpunimin me qendra të specializuara në Luksemburg, Itali, Gjermani dhe Bullgari, ku janë realizuar ndërhyrje të avancuara dhe janë mbajtur ëorkshop-e të përbashkëta. Qëllimi është që këto ndërhyrje të bëhen të mundshme edhe në Kosovë në të ardhmen e afërt.

Artikulli paraprakVideot e kujdesit të lëkurës në TikTok: Një trend në rritje dhe potencialisht i dëmshëm, zbulon një studim i ri
Artikulli i rradhës Mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.