Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Temperaturat rriten, QKUK mbetet pa klimatizim – Dështojnë ofertat për servisimin e pajisjeve

Lajme 12/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka dështuar në realizimin e një tenderi për servisimin dhe furnizimin me gaz të qilerave dhe sistemeve të klimatizimit (air-conditioner).

Tenderi, për të cilin ishin ndarë gjithsej 5 mijë euro, nuk ka rezultuar me asnjë kontratë të nënshkruar, pasi nuk është pranuar asnjë ofertë e përgjegjshme nga operatorët ekonomikë, shkruan Indeksonline.

Sipas njoftimit të publikuar në platformën zyrtare të prokurimit elektronik – E-prokurimi, për këtë aktivitet kanë aplikuar dy operatorë ekonomikë, por të dy janë shpallur të papërshtatshëm për të vazhduar më tej në procedurën e prokurimit.

Nuk është dhënë një arsye specifike për mospranimin e ofertave, por zakonisht arsye të tilla lidhen me mospërmbushjen e kritereve teknike, mungesën e dokumentacionit të nevojshëm ose çmime joreale.

Pritet që QKUK të rishpallë tenderin në një afat të përshtatshëm, në përpjekje për të siguruar një kontraktues të kualifikuar që do të kryejë punët e kërkuara.

Servisimi i rregullt i pajisjeve të ftohjes dhe qilerave është thelbësor për funksionimin optimal të institucioneve shëndetësore, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur nevoja për sistemet e klimatizimit rritet ndjeshëm.


Artikulli paraprakIa kishte operuar babanë, Kurti tregon kur e takoi për herë të parë Bukoshin: Prindërit e admironin doktor Bujarin
Artikulli i rradhës Tentoi ta shpëtonte të birin, dyshohet se nëna e djali nga Kosova u mbytën në pishinë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.