Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tragjedi në Gjermani: Dyshohet se nëna e futi foshnjën në lavatriçe

Lajme 17/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Albstadt, në shtetin gjerman të Baden-Württemberg, raportojnë mediat lokale.

Një foshnjë vdiq menjëherë pas lindjes. Prokurororët atje pretendojnë se nëna e futi atë në një lavatriçe.

Një grua 35-vjeçare nga Baden-Württemberg është akuzuar për vrasje të qëllimshme.

Ajo akuzohet se e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe më pas e ka futur foshnjën e saj të porsalindur në një lavatriçe, ku foshnja vdiq. Trupi u gjet nga partneri i saj në banjën e apartamentit të tyre të përbashkët në Albstadt natën e 30 marsit. Sipas prokurorisë së Hechingen, gruaja e fshehu shtatzëninë e saj dhe lindi në banjo më 29 mars. Partneri i saj dyshohet se nuk vuri re asgjë.

#Albstadt
“Die Frau habe das Baby gemeinsam mit schmutziger Kleidung in die Waschmaschine gelegt und die Trommel geschlossen.”

https://t.co/dMAh9oXAMP

— Nachrichten Sammler (@NSammler) June 16, 2025

E pandehura dyshohet se e futi të porsalindurin në lavatriçe me rroba të ndyra pas lindjes dhe e mbylli atë.

“Ajo ishte në dijeni të mundësisë dhe pranoi rrezikun që partneri i saj më vonë mund ta ndizte lavatriçen, duke mos ditur se brenda kishte një foshnjë, e cila mund të vdiste për shkak të saj”, tha zyra e prokurorit të shtetit në një deklaratë.

Gruaja përfundoi në spital atë ditë dhe partneri e ndezi makinën. Sipas hetuesve, ai nuk e kishte idenë që i porsalinduri ishte brenda. Foshnja pësoi një dëmtim të rëndë në kokë. Një autopsi tregoi se ajo vdiq si pasojë e ënjtjes së trurit dhe mjekët besojnë se shkaku i vdekjes ishte mungesa e oksigjenit.

Një autopsi përcaktoi se fëmija vdiq nga një vdekje e dhunshme. Deri më tani, gruaja nuk ka komentuar mbi akuzat në aktakuzë.

Artikulli paraprakAustria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
Artikulli i rradhës Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë?

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.