Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Protestë kundër keqmenaxhimit të parasë për qentë endacakë: “Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi”

Lajme 20/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve organizoi protestë kundër, siç u tha, keqmenaxhimit të parasë publike dhe qasjes së paligjshme të Komunës së Prishtinës ndaj trajtimit të qenve endacakë, raporton Ekonomia Online.

Me moton “Kjo s’është dashni, por tregti – Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi”, protestuesit marshuan paqësisht nga sheshi “Skënderbeu” deri te objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës.

Në protestë u kërkua respektim i plotë i ligjeve dhe standardeve për strehimin e qenve, ndalimi i projekteve që, sipas tyre, devijojnë fonde publike pa dhënë zgjidhje të qëndrueshme si dhe përfshirje reale të shoqërisë civile dhe komunitetit në hartimin dhe zbatimin e politikave për trajtimin e kafshëve të pastreha.

Drejtoresha e Fondacionit, Elza Ramadani, në një deklaratë publike para Komunës së Prishtinës, tha përmes kësaj proteste janë duke kërkuar llogari që paraja publike nuk është lojë dhe qentë endacakë nuk janë numra, por janë qenie që kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtje.

Ajo theksoi se trajtimi i qenve endacakë nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme, jashtë ligjeve dhe pa përfshirje të qytetarëve.

“Të gjithë ne pajtohemi që qentë endacakë nuk duhet të mbeten në rrugë, pasi përveç rrezikut për qytetarët edhe vetë qentë janë viktima të abuzimit dhe neglizhencës. Por, për të arritur te një zgjidhje e vërtetë duhen masa të menduara mirë, të qëndrueshme dhe që adresojnë rrënjën e problemit, jo vetëm pasojat. Komuna e Prishtinës po vepron në mënyrë të njëanshme, duke strehuar qentë jashtë standardeve ligjore, pa transparencë dhe pa përfshirje qytetare. Kjo nuk është zgjidhje. Është thellim i problemit. Komuna po merret me simptomat, jo me burimin e problemit. Ne nuk do të heshtim përballë keqmenaxhimit dhe shkeljes së ligjit!”, tha ajo.

Ramadani shpalosi edhe kërkesat konkrete të protestuesve:

  1. Sterilizim/kastrim masiv, për të ulur numrin e qenve në rrugë;
  2. Vetëdijesim dhe mbështetje për familjet që mbajnë qen, që ata të mos braktisen dhe të sterilizohen;
  3. Vetëdijesim të qytetarëve, për të ulur frikën dhe për t’i përfshirë në zgjidhjen e problemit;
  4. Strehimore që respektojnë ligjin dhe mirëqenien e kafshëve;
  5. Politika të bazuara në të dhëna, jo në improvizime;
  6. Përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në çdo vendim që prek kafshët e pambrojtura.“Nuk duam projekte të rreme, duam zgjidhje reale! Zëri ynë sot është zëri i secilit qen të braktisur, i secilit qytetar që kërkon drejtësi dhe siguri dhe i një shoqërie që refuzon indiferencën”, tha Ramadani.
Artikulli paraprakNë pritje të ekspertizës mendore për Naim Murselin, drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike deklarohet për rastin
Artikulli i rradhës Ngasja e biçikletës lidhet me rrezik më të ulët për demencë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.