Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK bën thirrje për kujdes nga temperaturat e larta, del me këshilla dhe rekomandime si të mbroheni nga i nxehti

Lajme 25/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka ndarë këshilla dhe rekomandime për qytetarët për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

Në një postim në Facebook, IKShPK-ja thotë se vala e të nxehtit që po dominon këto ditë mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, veçanërisht të grupeve të cenueshme.

“Periudhat e zgjatura me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të akumuluar në trup dhe rrisin rrezikun për sëmundje apo vdekje nga ekspozimi ndaj nxehtësisë. Paaftësia e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme dhe për të eliminuar nxehtësinë e grumbulluar gjatë këtyre periudhave rrit rrezikun për rraskapitje apo goditje nga nxehtësia. Përpjekja e trupit për t’u ftohur shton stresin edhe në zemër dhe veshka”.

“Si pasojë, nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje kronike (si sëmundjet kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe ato të lidhura me diabetin) dhe të shkaktojë dëmtime të shpejta të veshkave”, thuhet në njoftim.

Këshillat si vijon:

➡️Shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës.

➡️Qëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10–15 ˚C më të larta.

➡️Kaloni 2–3 orë gjatë ditës në një vend të freskët.

➡️Jini të vetëdijshëm për rreziqet dhe qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare mbi temperaturat e larta.

Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët

➡️Përdorni ajrin e natës për të ftohur shtëpinë duke hapur dritaret në mbrëmje, kur temperatura e jashtme është më e ulët.

➡️Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit.

➡️Fikni sa më shumë pajisje elektrike.

➡️Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperatura është nën 40 ˚C.

➡️Nëse përdorni kondicioner, vendosni termostatin në 27 ˚C dhe ndizni një ventilator – kjo e bën ambientin të ndjehet deri në 4 ˚C më i freskët dhe mund të kursejë deri në 70% në faturën e energjisë për ftohje.

➡️Mos harroni se në hije jashtë mund të jetë më freskët se brenda.

Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar

➡️Vishuni me rroba të lehta, të lirshme dhe nga pambuku.

➡️Bëni dush ose banjë të freskët.

➡️Lagni lëkurën me një leckë të lagur, spërkatje ose veshje të lagura.

➡️Pini ujë rregullisht – të paktën 1 gotë në orë dhe 2–3 litra në ditë.

➡️Kontaktoni rregullisht me personat e pambrojtur – veçanërisht me të moshuarit mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, aftësi të kufizuara ose që jetojnë vetëm.

Mbroni foshnjat dhe fëmijët

➡️Mos i lini kurrë fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara – temperatura rritet shpejt në mënyrë të rrezikshme.

➡️Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00 – qëndroni në hije ose brenda.

➡️Hija mund të ulë ndjesinë e nxehtësisë për më shumë se 10 ˚C.

➡️Mos mbuloni kurrë karrocën e fëmijës me pëlhurë të thatë – kjo rrit temperaturën brenda saj. Përdorni një pëlhurë të lagur, të hollë, dhe freskojeni herë pas here.

➡️Vishni fëmijët me rroba të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën, përdorni kapele me buzë të gjera, syze dielli dhe krem mbrojtës kundër rrezeve UV.

Artikulli paraprakCigaret elektronike njëpërdorimëshe mund të lëshojnë më shumë metale toksike se ato tradicionale
Artikulli i rradhës Shteti pagoi rreth 60 mijë euro pensione për personat e vdekur

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.