Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

Lajme 25/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë në afër 40 gradë Celcius.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.

IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të shmangin daljet jashtë dhe të mos kryejnë aktivitete të rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.

“Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit”, thuhet në një nga rekomandimet që IKSHPK-ja ka publikuar në rrjetet sociale.

Ndërkaq, zjarrfikësit në mbarë Ballkanin po përballen me paralajmërime për më shumë vatra zjarri, teksa është intensifikuar vala e nxehtësisë.

Zjarret veçse përfshin disa shtëpi në jug të Kroacisë gjatë fundjavës, ndërkaq zjarrfikësit në Shqipëri arritën të mërkurën që të vinin nën kontroll dhjetëra vatra zjarri.

Disa shtete në Ballkan presin që temperaturat të jenë afër 40 gradë Celsius të enjten.

Në Kroaci, ku disa zona ende po përballen me pasojat e zjarreve dhe banorët janë detyruar të evakuohen gjatë fundjavës, zjarrfikësit kanë paralajmëruar për rrezik nga zjarret në mbarë vendin gjatë së enjtes.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe të kontribuojnë në siguri përmes sjelljes së përgjegjshme”, tha shërbimi i zjarrfikësve përmes një deklarate.

Nga kryeqyteti Zagreb në veri, deri në Dalmaci në jug, disa rajone do të jenë në nivelin më të lartë të paralajmërimit për rrezik nga zjarret dhe për probleme shëndetësore për banorët nga i nxehti, thanë autoritetet.

Në Shqipëri, ekziston rreziku që kushtet e nxehta dhe të thata atmosferike të shkaktojnë vatra të reja zjarri.

Dhe, në Serbi po ashtu janë lëshuar paralajmërime për shkak të temperaturave ekstreme, teksa të mërkurën në Beograd temperaturat arritën në 38 gradë, ndërkaq një ditë më vonë ato pritet të jenë 39 gradë Celsius./REL/

Artikulli paraprakCikli menstrual mund të luajë një rol në pirjen e alkoolit
Artikulli i rradhës Ekspozimi ndaj valëve të të nxehtit mund të jetë i lidhur me depresionin tek adoleshentët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.