Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pushim çdo orë dhe ujë çdo 20 min: IKSHPK del me rekomandime për punëtorët në punishte të hapura

Lajme 27/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka paralajmëruar qytetarët për rreziqet që paraqesin temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë kësaj vere. Në njoftimin e lëshuar, theksohet se valët e të nxehtit kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në shëndetin e njeriut, me theks të veçantë te grupet më të ndjeshme të popullatës.

Sipas IKSHPK-së, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat e moshuar, ata me sëmundje kronike, si dhe punëtorët – qoftë në ambiente të hapura apo të mbyllura – janë më të rrezikuar nga pasojat e nxehtësisë së tepërt, transmeton Gazeta Shneta.

Rreziku është i theksuar për ata që punojnë në bujqësi, pylltari, ndërtimtari, mirëmbajtje të parqeve dhe rrugëve, si dhe për punëtorët e shërbimeve emergjente. Por, edhe ata që punojnë në mjedise të mbyllura nuk janë të përjashtuar – sidomos në industri me ekspozim të lartë ndaj nxehtësisë, si dhe në situata ku kërkohet përdorimi i pajisjeve mbrojtëse personale apo operimi i makinerive në kushte të paajrosura.

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të qëndrojnë në ambiente të freskëta, ndërsa institucionet dhe punëdhënësit të ndërmarrin masa mbrojtëse për të parandaluar rrezikun nga temperaturat ekstreme.

Për sa i përket orarit të lejuar të punës në ambiente të jashtme gjatë temperaturave të larta, IKSHPK rekomandon që të konsultohet Rregullorja e MPMS Nr. 01/2020, e cila përcakton kërkesat minimale për siguri dhe shëndet në vendin e punës. Udhëzimet përkatëse mund të gjenden në faqet 41 dhe 42 të dokumentit, në këtë vegëz zyrtare:

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10181&fbclid=IwY2xjawLLRlJleHRuA2FlbQIxMABicmlkETBCdUZRWnRqeUM2UHhEQzlMAR6QZaI6YfR4bLmeHxgXMP4xtrliZt00DH1RrkpldklhbBfNouDgOoYEuRXLTA_aem__J-M-0NurTuBMZCxUa0bZQ

Për informacione shtesë rreth masave mbrojtëse kundër të nxehtit për punonjësit, IKSHPK sugjeron referimin te dokumenti “Nxehtësia në punë – Udhëzues për vendet e punës”, i cili përmban rekomandime praktike për sigurinë në kushte të temperaturave të larta. Udhëzuesin mund ta gjeni në këtë link: https://mfpt.rks-gov.net/…/b46f1215-2a3c-43b9-8153….

Ekspozimi i zgjatur në diell pa mbrojtje të duhur mund të shkaktojë një sërë pasojash shëndetësore. Ndër to përfshihen: shqetësimi i komfortit trupor, djersitja e shtuar, skuqja dhe djegiet e lëkurës, si dhe goditja nga të nxehtit, e cila mund të çojë në dehidrim, ngërçe muskulore, të vjella, barkqitje, si dhe komplikime serioze në sistemin kardiovaskular, pulmonar, funksionin e veshkave dhe goditje në tru.

IKSHPK apelon për kujdes maksimal dhe respektim të masave parandaluese, si një hap i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit në kushte të motit ekstrem. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakFruti që vepron si “pastrues” natyral i yndyrës, sheqerit dhe kolesterolit
Artikulli i rradhës Si të shmangni lodhjen gjatë verës: Ndiqni këto këshilla për më shumë energji dhe freski

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.