Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tre pacientë të lënduar nga zjarri në Koçan ende janë jashtë vendit

Lajme 29/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
The building of a nightclub is damaged following a massive fire early Sunday in the town of Kocani, North Macedonia, Monday, March 17, 2025, (AP Photo/Armin Durgut)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tre pacientë të lënduar në diskotekën në Koçan ende janë jashtë vendit, dy po trajtohen në Turqi dhe një në Slloveni, ndërsa grupi i dytë i të lënduarve në Ponikva do të dërgohet në mesin e korrikut, informoi sot ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Azir Aliu duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë.

Për momentin, informacionet në lidhje me pacientët që trajtohen jashtë vendit është se janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Në vendin tonë, u theksua se në Qendrën klinike të kirurgjisë plastike, ka pacientë që ndodhen atje për shkak të thellësisë së lëndimeve, por shëndeti i tyre është i qëndrueshëm. Dy pacientë janë në spitalin privat Sistina. Gjendja e të gjithë pacientëve monitorohet rregullisht.

“Grupi i parë për momentin është në Ponikva, drejt përfundimit, me ta atje janë edhe pesë fizioterapistë që punojnë në programe, një fiziatër specialist dhe një kirurg i përgjithshëm. Të rinjtë atje duan të vazhdojnë, kemi kërkesë nga disa prej tyre për të vazhduar me grupin e dytë. Grupi i dytë do të dërgohet me shumë gjasë në gjysmën e dytë të korrikut”, u përgjigj Aliu.

Lidhur me akuzat nga të afërmit e viktimave në zjarrin në Koçan, për trajtim joadekuat në spitalin e Koçanit dhe mungesë të pajisjeve të përshtatshme, menjëherë pas tragjedisë, ministri tha se hetimi nga shërbimet kompetente duhet të japë përgjigje për shumë pyetje në lidhje me tragjedinë. Ai tha se spitali i Koçanit është ndër prioritetet kryesore dhe se po bëjnë çmos brenda mundësive për ta pajisur atë siç duhet. Ai shtoi se grupi i punës ka punuar vazhdimisht për këtë çështje.

Lidhur me onkologjinë, ai tha se tani ka terapi, ndërsa paralajmëroi se të hënën do të ketë takim me drejtorin për të parë se si mund të përmirësohet situata atje sa më shpejt të jetë e mundur./Telegrafi/

Artikulli paraprakNjë person humb jetën në Durrës, pushuesit nxjerrin trupin e pajetë nga deti
Artikulli i rradhës Temperaturat javën e ardhshme deri në 37 gradë – IHMK apelon për kujdes

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.