Infermieri Enlirat Duraku e ka kritikuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kushtet e infermierëve.
Ai, në një reagim për media të mërkurën, tha se infermierët do të kthehen në Kosovë nëse “largohet Arben Vitia”.
“Arben Vitia nuk ka sjellë ndryshimet që i premtoi qytetarëve. Si ministër i Shëndetësisë, ai ka dështuar të përmirësojë kushtet e punës për stafin shëndetësor, të rrisë sigurinë në spitale dhe të zbatojë reformat e vërteta që i ka premtuar me vite”, ka thënë ai.
“Shumë projekte mbesin vetëm në letër, ndërsa mjekët dhe infermierët po largohen çdo muaj nga vendi për shkak të pagave të ulëta, mungesës së pajisjeve bazike dhe mbingarkesës së madhe”, ka deklaruar Duraku.
Duraku tha se sistemi shëndetësor nuk përmirësohet me fjalë.
“Andaj, unë dhe besoj shumë kolegë të mi si infermier ashtu edhe mjek e konsiderojmë sinqerisht kthimin në Kosovë dhe të vazhdojë të jap shërbimet e mia infermierore qytetarëve të Kosovë ashtu siç i shërbeva me dinjitet dhe përgjegjësi 22 vite me radhë vetëm nëse Arben Vitia dhe klika e tij e korruptuar moralisht dhe e paaftë largohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-QKUK sepse janë të pandershëm, gënjeshtar, të pafytyrë, ndërsa Arbeni neo-çetnik, mjek – mercenar, i dështuar si mjek që nuk i besoj askush as për një përshkrim Paracetamoli, politikan dhe si ministër dhe hipokrit i llojit të veçantë”.




