Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Miratohet udhëzuesi rreth zbatimit të shtesave për fëmijë dhe lehona

Lajme 02/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka miratuar udhëzuesin rreth zbatimit të Shtesave për Fëmijë dhe Lehona.

Në udhëzuesin e përditësuar thuhet se të gjithë fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjeç që janë rezident në Kosovë kanë të drejtë në përfitim nga shtesat për fëmijë.

“Familjet me 1 ose 2 fëmijë – përfitojnë 20 euro në muaj për secilin fëmijë. Familjet me 3 ose më shumë fëmijë – përfitojnë 30 euro në muaj për secilin fëmijë, thuhet në njoftim.

Aplikimi sipas ministrisë, bëhet nga nëna e fëmijës përmes platformës e-Kosova, dhe mjetet kalojnë në llogarinë e saj bankare.

“Në rastet kur nëna ka ndërruar jetë apo nuk është shtetase e Kosovës, babai ose kujdestari ligjor mund të aplikojë me dokumentacionin përkatës. Në situata specifike si: Prindër të divorcuar, nëna ka braktisur fëmijën, kujdestaria i është dhënë babait me vendim gjykate apo nga QPS – aplikimi bëhet nga babai në rolin e kujdestarit ligjor”.

“Në rastet kur fëmija është në strehim rezidencial, atëherë aplikimi bëhet nga entiteti strehues përkatësisht punonjësi i autorizuar nga entiteti i cili hap një llogari bankare për fëmijën ku depozitohen mjetet e shtesave për fëmijë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq të drejtë për përfitim kanë të gjitha lehonat rezidente në Kosovë.

“Lehonat e papuna – përfitojnë 325.9 euro në muaj për 6 muaj me radhë, nëse kanë qenë të papuna për së paku 9 muaj nga 12 muajt e fundit para lindjes (sipas të dhënave të ATK). Lehonat e punësuara – përfitojnë 325.9 euro për 3 muaj me radhë. Aplikimi bëhet brenda 90 ditëve nga data e lindjes së fëmijës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, nëse fëmija është i lindur në Kosovë dhe aplikimi për shtesa bëhet brenda 3 muajve nga lindja, përfitimi miratohet automatikisht pa pasur nevojë për verifikim shtesë.

Ndërsa sipas po të njëjtit njoftim, në rastet kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës, apo kur aplikimi bëhet pas 3 muajve, atëherë lënda kalon në procedurë të verifikimit, ku kërkohen dokumente plotësuese për të vlerësuar të drejtën në përfitim.

“Departamenti i Skemave Sociale (DSS) ka të drejtë të kërkojë dokumentacion për verifikim të kritereve: Certifikatë të vendbanimit, dëshmi nga shkolla për vijim të rregullt, dëshmi vaksinimi nga institucionet shëndetësore, aturë të rrymës, regjistrim të bashkësisë familjare në ASK, etj”.

“Në rast të mospërmbushjes së dokumentacionit, mund të ndodhë pezullimi i përkohshëm i përfitimit deri në përmbushjen e kërkesave apo ndërprerja e përfitimit në rast se rezidenca e përfituesit nuk verifikohet. Nëse ndodh pezullimi apo ndërprerja e përfitimit pa një vendim të arsyetuar, përfituesi ka të drejtë të dërgojë ankesë në Komisionin e Ankesave brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit”, thuhet tutje në njoftim.

Postimi i plotë:

📣 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka miratuar udhëzuesin rreth zbatimit të Shtesave për Fëmijë dhe Lehona.

Në udhëzuesin e përditësuar përmenden informatat si në vijim:

👦👧Shtesat për fëmijë

✅Të gjithë fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjeç që janë rezident në Kosovë kanë të drejtë në përfitim nga shtesat për fëmijë

👶👧Familjet me 1 ose 2 fëmijë – përfitojnë 20€ në muaj për secilin fëmijë
👧👦👧Familjet me 3 ose më shumë fëmijë – përfitojnë 30€ në muaj për secilin fëmijë

📲Aplikimi bëhet nga nëna e fëmijës përmes platformës eKosova, dhe mjetet kalojnë në llogarinë e saj bankare.

🖥️Në rastet kur nëna ka ndërruar jetë apo nuk është shtetase e Kosovës, babai ose kujdestari ligjor mund të aplikojë me dokumentacionin përkatës.

Në situata specifike si:
🔹 Prindër të divorcuar
🔹 Nëna ka braktisur fëmijën
🔹 Kujdestaria i është dhënë babait me vendim gjykate apo nga QPS – aplikimi bëhet nga babai në rolin e kujdestarit ligjor.

📎Në rastet kur fëmija është në strehim rezidencial, atëherë aplikimi bëhet nga entiteti strehues përkatësisht punonjësi i autorizuar nga entiteti i cili hap një llogari bankare për fëmijën ku depozitohen mjetet e shtesave për fëmijë.

🤰Shtesat për lehona

✅Të drejtë për përfitim kanë të gjitha lehonat rezidente në Kosovë:

☑️Lehonat e papuna – përfitojnë 325.9€ në muaj për 6 muaj me radhë, nëse kanë qenë të papuna për së paku 9 muaj nga 12 muajt e fundit para lindjes (sipas të dhënave të ATK).
☑️Lehonat e punësuara – përfitojnë 325.9€ për 3 muaj me radhë.

Aplikimi bëhet brenda 90 ditëve nga data e lindjes së fëmijës.

⏳Verifikimi i plotësimit të kritereve për përfitim

▶️Nëse fëmija është i lindur në Kosovë dhe aplikimi për shtesa bëhet brenda 3 muajve nga lindja, përfitimi miratohet automatikisht pa pasur nevojë për verifikim shtesë.

▶️Ndërsa në rastet kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës, apo kur aplikimi bëhet pas 3 muajve, atëherë lënda kalon në procedurë të verifikimit, ku kërkohen dokumente plotësuese për të vlerësuar të drejtën në përfitim.

Departamenti i Skemave Sociale (DSS) ka të drejtë të kërkojë dokumentacion për verifikim të kritereve:

🔹 Certifikatë të vendbanimit
🔹 Dëshmi nga shkolla për vijim të rregullt
🔹 Dëshmi vaksinimi nga institucionet shëndetësore
🔹 Faturë të rrymës
🔹 Regjistrim të bashkësisë familjare në ASK, etj.

❌Në rast të mospërmbushjes së dokumentacionit, mund të ndodhë pezullimi i përkohshëm i përfitimit deri në përmbushjen e kërkesave apo ndërprerja e përfitimit në rast se rezidenca e përfituesit nuk verifikohet.

📬 Nëse ndodh pezullimi apo ndërprerja e përfitimit pa një vendim të arsyetuar, përfituesi ka të drejtë të dërgojë ankesë në Komisionin e Ankesave brenda 30 ditëve nga pranimi i vendimit.

ℹ️Për më shumë informata për mënyrën e aplikimit, procedurën e verifikimit apo kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar nga shtesat për fëmijë dhe lehona, ju lutem vizitoni vegëzën në vijim: https://mfpt.rks-gov.net/desk/content/media/6a0302bd-eec7-4525-8e17-14b9dbca8cd7.play

Artikulli paraprakInfermieri Duraku: Nëse largohet Arben Vitia, kthehemi në Kosovë
Artikulli i rradhës Temperaturat e larta, Gjykata e Apelit vendos ta reduktojë orarin e punës

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.