Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

150 vizita brenda tre muajve në këshillimoren për diabet, hipertension dhe astmë në QKMF Prishtinë – Intervistë me Kaltrinë Zeka, infermiere

Lajme 04/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Kaltrinë Zeka, Infermiere Foto: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që nga 24 prilli i këtij viti është hapur këshillimorja për pacientët me diabet, hipertension dhe astmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Infermierja Kaltrinë Zeka tregon se që nga ajo datë janë këshilluar 150 pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike jo ngjitëse, shkruan Gazeta Shneta.

“Këshillimorja është hapur më 24 prill 2025. Prej asaj date kemi pasur 150 vizita”, u shpreh Zeka.

Sipas saj, pacientët fillimisht bëjnë vizitat paraprake tek mjekët dhe më pas, në rast nevoje, referohen në këshillimore.

“Referohen pacientët nga mjekët. Fillimisht bëjnë vizitat paraprake tek mjekët, pastaj në rast nevoje referohen këtu”, tha Zeka.

Zeka shprehet se qëllimi kryesor i këshillimores është ndërgjegjësimi dhe edukimi i pacientëve me këto sëmundje.

“Të edukojmë dhe ndërgjegjësojmë pacientët për ndryshimin e stilit të jetës me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të sëmundjeve kronike jo ngjitëse si diabeti, hipertensioni dhe astma”, tha ajo.

Tutje, ajo thotë se prioritet mbetet vetëmenaxhimi i këtyre sëmundjeve nga ana e pacientëve.

“Këshillimorja synon gjithashtu të zvogëlojë numrin e vizitave në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe të përmirësojë vetëmenaxhimin e pacientëve”, u shpreh Zeka./Gazeta Shneta/

Për mënyrën se si zhvillohet një seancë këshilluese ndiqni videon më poshtë:

Artikulli paraprakRritje alarmante e rasteve me kancer të mitrës deri më 2050, gratë me ngjyrë më të rrezikuara
Artikulli i rradhës Avokati i familjes së Liridonës: Për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit nuk e dinim, u njoftuam nga mediat

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.