Parlamenti grek ka miratuar një ligj të rreptë që ndalon shitjen e alkoolit dhe duhanit te të miturit, me gjoba deri në 10,000 euro dhe deri në tre vjet burg për shkelësit.
Ligji ndalon gjithashtu punësimin e fëmijëve në bare apo lejimin e tyre në këto ambiente, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Ndalimet përfshijnë edhe pirjen e duhanit në internet kafe, ambiente sportive, vende publike ku mblidhen të mitur, si dhe në taksi dhe transport publik.
Gjoba variojnë nga 200 deri në 3,000 euro dhe përfshijnë pezullimin e patentës për shoferët që lejojnë pirjen në automjet.
Po ashtu, ndalohet reklamimi i duhanit pranë shkollave, spitaleve dhe në kinema, si dhe shitja e produkteve që imitojnë duhanin. Ligji synon mbrojtjen e fëmijëve dhe reduktimin e varësisë nga nikotina dhe alkooli./Gazeta Shneta/




